Sulmi i SHBA ndaj Iranit mund të jetë më i madh nga sa mendohet: Ja dy skenarët e mundshëm

20 Qershor 2025, 11:47Bota TEMA
Sulmi i SHBA ndaj Iranit mund të jetë më i madh nga sa mendohet:

A janë SHBA pranë përfshirjes në luftën Izrael-Iran në Lindjen e Mesme?

Si do të dukej një sulm nga Trump ndaj mullahëve dhe si do të reagonte regjimi në Teheran?

Sipas mediave amerikane, Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka miratuar planet e ushtrisë për një sulm ndaj regjimit të mullahëve në Iran dhe ushtrisë së tij. Sipas “Wall Street Journal” dhe “New York Times”, mungon vetëm urdhri përfundimtar për sulmin.

Pyetja është: Sa shumë do të angazhohen SHBA-të përkrah Izraelit në luftën kundër Iranit? Amos Yadlin, ish-gjeneral i Forcave Ajrore izraelite dhe dikur shef i inteligjencës ushtarake, përmend për BILD dy opsione të mundshme.

Skenari 1: Trump sulmon në mënyrë të izoluar impiantin bërthamor në Fordo 

I pari është një sulm i izoluar dhe i synuar ndaj impiantit bërthamor nëntokësor në Fordo. Ky sulm, sipas Yadlin, do ta kthente shumë prapa programin bërthamor të Iranit dhe do të dërgonte një mesazh të qartë për regjimin në Teheran.

Fjalë për fjalë ai thotë: “Një sulm vetëm ndaj Fordo-s do të ishte një goditje e madhe për programin bërthamor iranian dhe do t’i bënte të qartë regjimit se SHBA do të tërhiqet, nëse Irani nuk reagon ushtarakisht – dhe kështu do të hapej rruga për negociata”.

Për një sulm të tillë, SHBA do të përdorte armë shkatërruese për bunkerë të tipit GBU-57. Këto mund të depërtojnë deri në 60 metra dhe e betoni, duke shkaktuar dëme të mëdha në thellësi të nëntokës.

Megjithatë, Irani ka gjasa të hakmerret ndaj bazave ushtarake amerikane në Gjirin Persik, prandaj Yadlin e sheh opsionin e dytë si më të mundshëm.

Skenari 2: Sulm i gjerë ushtarak nga SHBA 

Ky opsion i dytë, sipas Yadlin – i cili në vitin 1981 mori pjesë si pilot lufte në sulmin ndaj reaktorit bërthamor irakian në Osirak – do të ishte një goditje ushtarake më e gjerë. Një ndërhyrje e tillë mund të parandalonte paraprakisht një hakmarrje të mundshme iraniane për sulmin ndaj Fordo-s.

Sipas Yadlin, do të duhej të shënjestroheshin edhe pozicionet raketore iraniane që mund të kërcënojnë objektiva amerikane në Gjirin Persik, si dhe forcat që mund të përgatiten për të bllokuar ngushticën e Hormuzit.

"Një sulm më i gjerë nga SHBA, si një mënyrë për të parandaluar hakmarrjen iraniane, do të përfshinte gjithashtu në shënjestër raketat që kërcënojnë interesat amerikane në Gjirin Persik, si dhe forcat iraniane që mund të tentojnë bllokimin e ngushticës së Hormuzit," shpjegon ai.

Nuk është e qartë nëse Donald Trump do të japë dritën jeshile për operacionin. Arsyeja: ndryshe nga Izraeli, që ndodhet rreth 1000 kilometra larg Iranit, Irani mund të hakmerret rëndë ndaj bazave amerikane në rajon, të cilat ndodhen në disa raste vetëm 100 kilometra larg territorit iranian. (BILD)

8 Komente

  1. A
    Ana

    Po pse nuk thoni burimin e ketij shkrimi? Bejuni profesionist se ngelet amatore!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

      Situata per birin e perendise eshte dicka e rende sepse zeusi ndodhet nen nje presion te pa pare nga lobby izrealit, edhe kampi republikan eshte i ndare ne dy grupe qe rivalizojne njera tjetren, natyra pacifiste e zeusit te perendise kercenohet seriozisht nga presioni i perfaqesuar nga senatori Graham por jam shume i sigurte qe Donaldi do te gjeje nje deus ex machina per te qetesuar kete situate jashtezakonisht komplekse ku jane integruar interest e te gjitha fuqive e botes. Donal, biri i perendise, jemi me ty dhe be me te miren per njerezimin

      Përgjigjjuni
      1. I
        I lodhuri Mustafa

        I biri i Perendise nuk ka situata te veshtira o injorant qe ke rrjedhur. I biri i cdo perendie me nje gisht mbyll luftrat dhe thote vetem paqe. Ky kafshe me fytyre njeriu qe ti me paturpesine me te madhe e quan birin e perendise eshte nje mashtrues dhe udheheqes kulti, ku ata qe e ndjekin kujtojne se ai eshte perendia ose i biri i perendise. Ky eshte i biri i Fred Trump nje njeriu te poshter dhe rracist. Eshte me origjine gjermane nga babai dhe skoceze nga e ema dhe s'ka lidhjen me te vogel me perendine. Arsyeja pse Miguel Servantes shkruajti Don Kishotin jane njerez injorante si puna jote qe nxjerr personaltietin tend te dyte me emri Hajro ketu dhe i faturon vlera vetes si puna e Don Kishotit me mullinjte e eres. Je nje amalgam midis Don Kishotit dhe Baronit Mynhauzen, ke fantazi te varfer por te shfrenuar dhe te eshte mbushur mendja qe ke dashur te hedhesh ne ere uzina e fabrika e do beheshe ambasador. Nqs ke ndonje argument me te vertete qe ka arsye beje, po boll na cave trapin me epitete idiote si puna e birit te perendise dhe justifikimet e trasha qe na jep per nje mashtrues qe po e shikon gjithe bota sa debil qe eshte.

        Përgjigjjuni
    2. v
      vlora***

      Bejne gjoja sikur mendohen,por vendimi per ta sulmuar eshte mare ,usa nuk ri dot pa luftera ,dhe pa mare pasurine e shteteve te tjera,afganistan irak libi siri ukraine dhe tani irani ,ku shtet kurve me laviren israelin qe kane 4 muaj qe vrasin ne gaza dhe asnjeri s ka guximin ta ndaloje

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mondi

        Trump ska bythe te sulmoje Iranin se nuk e le Putin

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mondi

          Trump ska bythe te sulmoje Iranin se nuk e le Putin

          Përgjigjjuni
          1. 6
            6

            Tramp eshte presidenti me.idjot qe ka pas ndonjehere amerika .te ishte putini president I amerikes bota do te lulezonte ne paqe .

            Përgjigjjuni
            1. .
              .....

              Cfare i ka bere Irani qe ai duhet ta sulmoje apo pse ja kerkon Netanyahu qe kerkon te shpetoje lekuren e vet si per korriupsionin ne Izrael ashtu dhe per krimet ne GAZA.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje