Telefonata që rrezikon të rrëzojë një qeveri

20 Qershor 2025, 10:06Bota TEMA
Telefonata që rrezikon të rrëzojë një qeveri

Kryeministrja e Tajlandës, Paetongtarn Shinawatra, ka kërkuar ndjesë pas publikimit të një telefonate të përgjuar me ish-liderin e Kamboxhias, Hun Sen. Ajo bisedë shkaktoi zemërim të madh publik dhe vuri në rrezik qëndrueshmërinë e qeverisë së saj.

Në regjistrimin e publikuar, ajo dëgjohet teksa kritikon një komandant të lartë të ushtrisë tajlandeze, duke thënë se “thjesht donte të dukej i ashpër”, ndërsa e përshkruan atë si një kundërshtar. Ajo i drejtohet Hun Senit me fjalën “xhaxha” dhe i thotë: “Nëse ka ndonjë gjë që dëshiron, më thuaj, do kujdesem unë.”

“Dua të kërkoj ndjesë për rrjedhjen e audios së bisedës sime me një lider kamboxhian, e cila ka shkaktuar pakënaqësi publike”, deklaroi Paetongtarn në një konferencë për shtyp të enjten.

Hun Sen, që udhëhoqi Kamboxhian për gati katër dekada, ia kaloi pushtetin të birit, Hun Manet, në vitin 2023, por vazhdon të ketë ndikim të fortë politik.

Paetongtarn tha se komentet e saj ishin pjesë e një taktike negociuese, por ku shpjegim nuk arriti të shuajë zemërimin e opinionit publik.

Të enjten, Ministria e Jashtme e Tajlandës thirri ambasadorin kamboxhian për t’i dorëzuar një notë proteste në lidhje me publikimin e telefonatës. Versioni i plotë i saj u shpërnda nga vetë Hun Sen pasi fillimisht u publikua një fragment.

Telefonata shkaktoi një krizë politike në qeverinë e Paetongtarn, duke rrezikuar aleancën e brishtë mes familjes së saj dhe ish-rivalëve të fuqishëm ushtarakë.

Partia konservatore Bhumjaithai, forca e dytë më e madhe në koalicion, u tërhoq nga qeveria, duke e lënë shumicën parlamentare shumë të dobët. Udhëheqësit e partive të tjera partnere, si Chartthaipattana, United Thai Nation dhe Demokratët zhvilluan takime urgjente të enjten pasdite për të diskutuar krizën, por nuk janë tërhequr ende nga qeveria.

Nëse një parti tjetër largohet nga koalicioni, pozicioni i Paetongtarn mund të bëhet i paqëndrueshëm dhe vendi mund të përballet me zgjedhje të reja ose me përpjekje për krijimin e një koalicioni të ri nga palë të tjera.

Qeveritë në Tajlandë janë përballur me shumë grushte shteti që nga fundi i monarkisë absolute në vitin 1932 dhe për dy dekada politika e vendit është dominuar nga përplasjet mes ushtrisë dhe familjes Shinawatra. Babai i saj, Thaksin Shinawatra, u rrëzua nga një grusht shteti në vitin 2006, ndërsa halla e saj, Yingluck, u shkarkua nga gjykata dhe më pas u rrëzua nga një grusht shteti në vitin 2014.

Paetongtarn, e cila ka më pak se një vit në detyrë, po përballet gjithashtu me sfida ligjore. Të paktën tre peticione janë dorëzuar kundër saj për shkak të telefonatës së publikuar, përfshirë pranë Komisionit Kombëtar Kundër Korrupsionit, duke e akuzuar për shkelje etike dhe të Kushtetutës. Një tjetër është dërguar pranë Byrosë Qendrore të Hetimeve, me akuza për shkelje të sigurisë kombëtare. Edhe nga Komisioni Qendror Zgjedhor është kërkuar të nisë hetim.

Kriza ndodh në një moment të vështirë për ekonominë tajlandeze, me një rënie të numrit të vizitorëve nga Kina që ka goditur turizmin, si dhe përballë kërcënimit për tarifa doganore prej 36% nga SHBA-të.

Paetongtarn nuk i është përgjigjur thirrjeve për dorëheqje, por ka bërë thirrje për unitet kombëtar, duke theksuar bashkëpunimin e qeverisë me ushtrinë përballë krizës me Kamboxhian.

“Tani nuk kemi kohë të luftojmë me njëri-tjetrin. Duhet të mbrojmë sovranitetin tonë dhe qeveria është e gatshme të mbështesë forcat e armatosura me të gjitha mjetet. Do të punojmë së bashku”, u shpreh ajo.

3 Komente

  1. v
    vezhguesi

    Kotesite e ketyre lloj lajmesh per publikun shqiptar me kujton nje barcolete te kohes se komunizmit kur ne Shqiperi vinin delegacione te partive pro Enverit. Ne nje mbledhje te nje organizate partie te nje parku mallrash, shkon nje perfaqesues i Ministrise se jashtme me njerin nga keto delegacione qe vinte diku nga Indokina. Perfaqesuesi shqiptar po i spjegonte shofereve komuniste se si partia e udhehequr nga shoku Sumatata po luftonte regjimin gjakatar te Tatasumes ne vendin nga kishte ardhur delegacioni i huaj. Po keshtu foli edhe kryetari i delegacionit te huaj qe mbajti nje fjalim te gjate me spjegime se si kombi i tij i udhehequr nga udheheqesi i dashur i popullit shoku Sumatata po e dermonte ushtrine e Tatasumes. Tatasuma, Sumatata per me shume se dy ore, pjesmarresve ne mbledhje ju be koka dhalle. Andej nga fundi i mbledhjes, njeri nga shoferet pyet shokun prane; ore, qe ta marrim vesh, me ke jemi ne, me ate qe e ka sumen para apo me ate qe e ka sumen mbrapa...? Keshtu edhe puna e gazetareve injorante te Meros qe na japin artikuj pa pike interesi per shqiptaret, sikur ne i mbaruam hallet tona dhe duhet me u marre me ato te vendeve te tjere.

    Përgjigjjuni
    1. P
      P S E ?

      E thene shkurt , zotrote je nje grua terelecke qe e ke te tepert edhe nje funksion publik ne pushtetin lokal , por nuk mund te jesh k/ministre e nje vendi me histori te lashte !

      Përgjigjjuni
      1. D
        Degelisi

        Bravo "veshgiesi" Ato qe shkruajn jane te drejta dhe te verteta

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje