Atentati ndaj Rushdie, SHBA akuzon Iranin për plagosjen e shkrimtarit

15 Gusht 2022, 13:17Bota TEMA

Atentati ndaj Rushdie, SHBA akuzon Iranin për plagosjen e shkrimtarit

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka drejtuar gishtin drejt Iranit për nxitjen e sulmit kundër autorit Salman Rushdie , teksa mediat atje përgëzuan 24 vjeçarin Hadi Matar, për tentativën për vrasje të autorit.

Blinken e lidhi drejtpërdrejt sulmin me retorikën e Teheranit, me një ton më të lartë,  sesa përdori presidenti Joe Biden menjëherë pasi i riu goditi me thikë Rushdie.

“Në mënyrë të veçantë, institucionet shtetërore iraniane kanë nxitur dhunë kundër Rushdie për breza të tërë, dhe mediat e lidhura me shtetin kohët e fundit kanë përgëzuar për tentativën ndaj tij. Kjo është e neveritshme, “tha Blinken.

Edhe pse Irani mohon përgjegjësin. Ministri i jashtëm i Iranit tha se liria e fjalës nuk mund ti justifikojë fyerjet e Rushdie ndaj fesë në librin e tij. Irani nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me sulmuesin e dyshuar të Rushdie përveç asaj që është shfaqur në media, tha  ai.

Libri i Rushdie, Vargjet Satanike , i botuar për herë të parë në vitin 1988, shkaktoi polemika për mënyrën se si e përshkruan profetin islamik Muhamed. Libri u ndalua në Iran dhe në vitin 1989, udhëheqësi suprem Ayatollah Ruhollah Khomeini lëshoi ​​një fetua, dekreta fetar,  që urdhëronte muslimanët të vrisnin Rushdie. Shkrimtari u fsheh për 30 vite pas kërcënimit me vdekje deri kur  u sulmua të premten në New York.

Tashmë pas ditësh të tëra nën kujdes intensiv, agjenti i autorit tha se  “rruga drejt rimëkëmbjes së Rushdie ka filluar”, por “do të jetë e gjatë”.

2 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Presidenti i 43 i SHBA George W Bush duhet të kishte demokratizuar Iranin njëkohësisht me kuvajtin dhe Irakun, por Katari dhe Teherani ngelen për tu rishikuar ushtarakisht nga republikanët sapo të kthehet Jeb Bush në shtëpinë e barrdhë.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arzt

      Fatva o gazetare injorante... Fatva

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje