Ostracizmi: Si i mënjanonin grekët e lashtë politikanët e padëshirueshëm

15 Gusht 2022, 13:04Bota TEMA

Ostracizmi: Si i mënjanonin grekët e lashtë politikanët e

Të gjithë mund ta kemi gjetur veten në një situatë kur na është kërkuar të largoheshim nga diku, herë me mirësjellje dhe herë jo. Në këtë botë ka disa lloj punësh, ku pavarësisht se çfarë bëni, nuk do të arrini t’i kënaqni të gjithë, dhe këtu përfshihet edhe posti i presidentit të një vendit.

Grekët e lashtë e kishin gjetur zgjidhjen e tyre për këtë problem. Ajo ishte në thelb një zgjidhje e kodifikuar për të mbajtur larg demagogët nga politika. Në shoqërinë e lashtë athinase kishte një rregull, që lejonte dëbimin e një bashkëqytetari për 10 vjet, nëse vendosej unanimisht se ai ishte një përçarës.

Historiani amerikan, Xhejms Sikinger, thotë se kjo ishte një mënyrë për të hequr qafe demagogët, tiranët e mundshëm dhe njerëzit që mund të dëmtonin ose përmbysnin idenë e re të brishtë të demokracisë. Kjo ishte diçka që mund ta përmbyste ligjin, në një kohë që nuk ishe fajtor për një vepër të caktuar penale.

Pra, nuk bëhej fjalë konkretisht për një krim, por më shumë për një faj, për veprimet kundër normave për të cilat shumë njerëz binin dakord se ishin përçarëse. Vendimi për të përjashtuar dikë kërkonte votën pro të 6000 qytetarëve në të gjithë shoqërinë. Dhe sipas Sikinger, kjo gjë ndodhi të paktën 12 herë midis viteve 487-416 Para Krishtit.

Kjo ide u shfaq menjëherë pasi forcat athinase fituan në Betejën e Maratonës kundër ushtrisë persiane në vitin 490 Para Erës Sonë, dhe ata po përpiqeshin të frenonin fuqinë e çdo tirani. Historianët besojnë se kjo ka ndodhur pjesërisht për shkak se tirani i tyre i dikurshëm, Hippias, ishte dëbuar vite më parë.

Dhe ndodhi kjo, në shenjë hakmarrjeje ai shkoi me flotën persiane në Betejën e Maratonës dhe shpresonte se pasi persët të fitonin, do të rivendosej në krye të Athinës. Një herë në vit, të gjithë athinasit mblidheshin dhe vendosnin nëse do të dëbonin dikë ose jo.

Pra, në fillim kishte një mbledhje të Asamblesë Popullore të Athinës, Eklesia.

Dhe gjatë Eklesias, rreth 6000 qytetarë meshkuj do të votonin nëse do të vazhdonin ose jo me përjashtimin e dikujt duke ngritur vetëm dorën e djathtë. Nëse shumica e thjeshtë votonte për po, ata takoheshin sërish në Agora dy muaj më vonë.

Më pas, votimi mbikëqyrej nga një këshill prej 500 vetësh dhe 9 zyrtarët më të lartë që njihen si Arkondë. Është e çuditshme të imagjinohet që 6000 njerëz mund të binin dakord për gjithçka. Por kur vinte momenti, votimi ishte unanim. Kjo është diçka që Athina e kuptoi shumë përpara SHBA-së.

Kështu, athinasit e lashtë merrnin secili një qeramikë të thyer (ostrakon), dhe aty shkruanin me gërvishtje emrin e personit që donin të dëbohej. Zyrtarët zgjedhorë i mblidhnin këto copa qeramike, dhe siguroheshin që askush të mos përpiqej të manipulonte votën. Nëse do të dilnin minimalisht 6000 vota, atëherë zyrtarët do të shpallnin se cili person ka grumbulluar më shumë vota dhe më pas ai njeri do të dëbohej nga qyteti.

Pasi votohej dhe përfundonte numërimi, ostrakat hidheshin në rrugë. Arkeologët që kanë kryer gërmime në Athinë kanë gjetur rreth 11.000 shembuj të këtyre “votave” prej qeramike. Vetëm termi “ostracizëm” buron nga kjo qeramikë, e cila ishte shumë e fortë.

Nga ana tjetër ka pasur disa shembuj të abuzimit me këtë sistem votimi. Një shembull i tillë ishte zbulimi i 190 pjesëve të kësaj qeramike në një pus pranë Akropolit të Athinës.

Në të gjitha ato ishte shkruar vetëm një emër, por ishte e qartë se ato ishin shkruar nga pak njerëz, ndaj ai votim ka qenë në një farë mënyre i manipuluar. Ostracizmi i parë ndodhi në vitin 487 para Krishtit, kur një djalë i quajtur Hiparkus, dhe që kishte lidhur me Hipias u bë personi i parë që u internua me sukses përmes procesit të Ostracizmit.

Dhe në 2 vitet e ardhshme, pati edhe disa të tjerë. Historianët besojnë 3 të rinj, Megakles, Kallias dhe Hiparkus, u gjetën fajtorë për mbështetjen e Persisë. Ata që ishin në pritje të ostracizmit, poshtëroheshin publikisht me nofka si “shpifësi" Leagros Glaukonos, “Kaliksen tradhtari” etj.

Një fletë votimi, e hedhur në 471 para Erës Sonë, ishte kundër “Megakles Hipokratus, kurorëshkelësit”. (Në atë kohë tradhtia bashkëshortore ishte një vepër penale e dënueshme, por mund të përdorej edhe si një sulm politik).

Në një tjetër pllakë shkruhej “Kimon Miltiadu, merr Elpinikën dhe ik!”. Historianët shpjegojnë se një hero i luftës me origjinë fisnike (Kimoni) dyshohej se kishte një marrëdhënie incestuale me gjysmë-motrën e tij (Elpinika).

Po ashtu, ka disa shembuj të athinasve që votuan jo për një qytetar të caktuar, por për të “dëbuar” urinë. Sikinger thotë se është disi e vështirë të thuash nëse kjo ishte e sinqertë apo një shprehje sarkastike, pasi disa qytete greke kishin rituale ku ata zgjidhnin zakonisht një person të skllavëruar, që e fajësonin për zinë e bukës, dhe për këtë e dëbonin nga qyteti.

Fundi i procesit të ostracizmit ndodhi rreth vitit 417. Ishte një djalë i quajtur Hiperbolos që donte të dëbonte një nga dy rivalët e tij të mëdhenj. Por rivalët e tij u bashkuan dhe e dëbuan atë vetë nga qyteti. Kjo manovër politike nuk u pëlqeu shumë njerëzve. Ndaj ata vendosën kolektivisht që t’i jepnin fund ostracizmit. Dhe që nga ai moment, edhe pse ishte ende e mundur ligjërisht për ta bërë, askush nuk u dëbua./CNA.al

4 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Në kohën Ilire, paraarrdhësit tanë njihnin Grekët se shquheshin për bukuri ku dhe lindi homoseksualiteti dhe Italianët për forcën e tyre gladiatore, ku dhe ka origjinën përleshjet mes shteteve për arsye nga më të ndryshmet.

    1. S
      Shqiptari

      Kto jan prralla me mbret qe i shpikin prifterinjt grek perdit , gje te shkruar nuk ka , kush erdhi nga ajo koh dhe tregoj , po qe gojdhen esht perrall kaq, edhe nese do egzidtonte tek ne nuk kish kush i nxirte te pa deshirushem politikanet tan sot , e para komisioni vet esht komplet i pa deshirushem dhe vetzgjidhet dhe nuk pjerdh kerken nga kta zombi qe sot quhen popull , se ktu te kqinj jan treçereku popullsis , kemi rastin , vjen Amerika Anglia e nxier skandalozin nongrata se e shikojn se kta frymor qe jan ne shqipri sot jan per te ngren e per te dhjer per asgje tjeter , dhe kta frymor te kqinj e ndjekin nga pas te keqen , se e keqja ktu esht ne piedestal e dashurojn te ter si popull , kta thjesht jan vetvetja ti degjosh te ter neper emisione dhe radio gjen e pa merituar kerkojn te ter , nuk punon as kerkush se rroga 400 mij lek si rri mir ne trup dhe kerkojn ngritje pensionesh dhe rrogash , hajde meru vesh me kta fshatar te zbritur nga pylli ne tiran mas vitin 92 te veshur me versaçe .

      1. i
        ilir

        Greket debuan dhe Eskilin...

        1. i
          ilir

          Greket debuan dhe Eskilin...

          Lini një Përgjigje