I ndërpreu fjalën, Trump inatoset me gazetaren: Do më lejosh ta përfundoj

17 Nëntor 2025, 21:40Bota TEMA
I ndërpreu fjalën, Trump inatoset me gazetaren: Do më lejosh ta

Presidenti amerikan, Donald Trump u zemërua me një gazetare të Bloomberg e cila e ndërpreu ndërsa ai po i përgjigjej një pyetjeje. Presidenti amerikan u shfaq në një emision të drejtpërdrejtë të Fox News, ku u pyet për Tucker Carlson.

Ndërsa Trump po përgjigjej jashtë Air Force One, një gazetarr e ndërpreu. Presidenti amerikan u ndal dhe e shikoi me zemërim gazetaren dhe iu drejtua duke i thënë që ta lërë të përfundojë fjalën e tij.

“Do të më lejosh ta përfundoj deklaratën time? Je më e keqja,” tha ai. “Je me Bloomberg, apo jo? Je më e keqja. Nuk e di pse të kanë,” shtoi ai.  Pas kësaj ai vijoj ti përgjigjej pyetjes së kolegut të gazetarit që e qortoi.

1 Komente

  1. g
    gazetari

    edhe kjo per loqet a albanistanit te meros, perben lajm!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje