
Momentet e fundit heroike të një ushtari ukrainas, i cili u përball i vetëm me disa trupa ruse nëpër llogore, janë xhiruar nga një dron.
Videoja, e filmuar nga qielli mbi Novotoshkivske, në Luhansk, tregon një grup separatistësh pro-rusë duke avancuar përmes një llogoreje që ndan një fushë djerrë, të shkatërruar nga artileria e rëndë.
Pasi rusët qëlluan për vdekje një ushtar ukrainas dhe detyruan pjesën tjetër të tërhiqej, një mbrojtës i vetëm qëndron për t’u përballur me agresorët dhe fillon një betejë e dëshpëruar nga afër.
Mbrojtësi qëllon disa herë me pushkë, duke i detyruar separatistët të tërhiqen për një kohë të shkurtër, por superioriteti numerik i tyre e detyrojnë ukrainasin të struket në një hendek të vogël.
Ai vazhdon të luftojë, duke i detyruar trupat pro-ruse të qëndrojnë në llogore. Separatistët tërhiqen dhe fillojnë të hedhin granata në llogore. Njëra prej tyre shpërthen pranë ukrainasit, duke e plagosur në këmbë.
Pavarësisht plagëve, ai vijon të luftojë, duke rrëmbyer një granatë tjetër dhe duke e hedhur në drejtim të rusëve.
Por, një tjetër granatë bie pikërisht në këmbët e tij disa sekonda më vonë dhe këtë herë ai nuk është në gjendje t’i shpëtojë shpërthimit. Pasi del një re tymi e zezë dhe e dendur, ukrainasi shihet i shtrirë dhe i palëvizur në baltë.
E ç'del nga kjo ? Nga ky episod mundemi ne te gjykojme se kush nga vellezerit ukrainas ka te drejte dhe kush jo ?! Po..., ndoshta mund te themi se trima lindin rralle ( sepse shoket u terhoqen dhe e lane vetem) dhe vdesin shpejt . Kemi bere edhe humor me gjarje te ngjajshme nga L2B ne Shqiperi te tipit "Loni pe betoni e Peti pe verteti" sepse e kemi konsideruar propagande te tepruar kete lloj heroizmi qe nuk zgjidh asgje ne fushebeteje Mbase kjo vlen per ngritjen e moralit te trupes , per ti pregatitur per vdekjen qe i pergjon ata njerez ne çdo hap por jo per njerez qe kane halle krejt te largeta me ta .
"per ti pregatitur per vdekjen qe i pergjon ata njerez ne çdo hap" nëse shkon në luftë gjëja e parë që duhet të pregatitësh veten është vdekja!!atë e ke që nga sekonda e parë deri në të fundit!!mund të vdesësh pa marrë as gavetën e jo më të lash veten!! nëse nuk shkon me këtë mendim!?vari teneqen!mund të mësohesh a mund të shpresosh se do të shpëtosh,por po shkove me këtë bindje se ke shkuar për të vdekur,atëherë asgjë nuk të pengon!! bindja nuk të heq frikën,atë frikë që ka çdo qënje e gjallë,por të bën të ndërgjegjshëm për atë që bën!!