Pas provokimit rus me dron, Polonia tregohet luftarake dhe politikisht e bashkuar. Vendi në krahun lindor të NATO-s kërkon solidaritet jo vetëm me fjalë.
Presidenti konservator i krahut të djathtë i Polonisë, Karol Nawrocki, dhe udhëheqësi liberal-konservator i qeverisë së qendrës dhe të majtë, Donald Tusk, zakonisht nuk humbasin asnjë rast për të kritikuar apo thumbuar njëri-tjetrin. Por të mërkurën (10 shtator 2025), dy politikanët që grinden u treguan të vetëpërmbajtur dhe shmangën çdo ofendim.
"Ne, Presidenti, unë dhe ministrat e mi, jemi të vendosur fuqimisht të veprojmë si një grusht i mbledhur, pa dallime mendimesh", tha Tusk në Sejm, parlamentin polak. "Ne duhet ta kalojmë këtë provë në unitet. Nuk mund të ketë asnjë çarje në të cilin armiku, fqinji lindor, mund të depërtojë me putrat e tij", theksoi ai. Në vend të talljeve, këtë herë pati duartrokitje edhe nga partia opozitare Ligj dhe Drejtësi (PiS) kur Tusk theksoi unitetin e të dy kampeve politike në orën e kërcënimit: "Nëse polakët veprojnë të bashkuar, ata janë të pamposhtur".
Bashkëpunim në vend të grindjeve politike
Që në orët e para pas incidentit, Nawrocki dhe Tusk u takuan dy herë për të diskutuar se si të trajtojnë shkeljen masive të hapësirës ajrore polake. Gjatë natës nga e marta në të mërkurë, gjithsej 19 dronë hynë në hapësirën ajrore polake, shumë prej tyre nga Bjellorusia për herë të parë.
"Ne kemi rënë dakord për koordinim të plotë të hapave të mëtejshëm në skenën ndërkombëtare", tha Kryeministri. Presidenti Nawrocki theksoi gjithashtu bashkëpunimin e mirë me Tuskun. Kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (BBN), Slawomir Cenckiewicz, një person i ngushtë i besuar i Nawrockit, madje foli për "bashkëpunim shembullor" midis zyrës presidenciale dhe qeverisë. Sipas kushtetutës polake, presidenti është komandanti suprem i forcave të armatosura dhe luan një rol kyç në çështjet e sigurisë. Situata e jashtëzakonshme i detyron të dy kampet shpesh në luftë politike të bashkëpunojnë përballë kërcënimit nga lindja.
Udhëheqja ushtarake polake vendosi të rrëzonte të paktën tre avionë dronë të konsideruar veçanërisht të rrezikshëm. F-16 polakë dhe F-35 holandezë u ngritën në ajër. Thuhet se në operacion kanë marrë pjesë edhe ushtarë italianë dhe gjermanë. Mbetje të dronëve u gjetën në pjesë të ndryshme të Polonisë.
"Ky është një moment i paprecedentë në historinë e NATO-s dhe në historinë moderne të Polonisë", tha Nawrocki. "Për herë të parë, dronë armiqësorë rusë janë rrëzuar në territorin e NATO-s", shtoi Tusk. Kreu i shtetit dhe kryeministri vendosën bashkërisht të venë në zbatim Nenin 4 të Traktatit të NATO-s, i cili parashikon konsultime të përbashkëta midis shteteve anëtare të NATO-s.
Tusk: Fjalë solidariteti nuk mjaftojnë
Kryeministri Tusk e përdori incidentin për t'u drejtuar një apel dramatik aleatëve: Polonia është mirënjohëse për të gjitha fjalët e solidaritetit. "Por kjo nuk është e mjaftueshme", theksoi kreu i qeverisë polake. "Ne presim mbështetje dukshëm më të madhe. Lufta në Ukrainë nuk është një çështje polake apo ukrainase, por "konfrontim që Rusia ia ka shpallur të gjithë botës së lirë". Polonia shpenzon 4.7 përqind të produktit të saj të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtjen dhe pritet të përfitojë shumë nga programi SAFE i BE-së.
"As Polonia dhe as NATO nuk lejojnë të frikësohen", siguroi Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski. "Rusia duhet ta kuptojë më në fund se përpjekja për të rindërtuar perandorinë e vjetër është e dënuar të dështojë."
Polonia e mbylli plotësisht kufirin e saj me Bjellorusinë që nga e enjtja. Të premten, Bjellorusia dhe Rusia fillojnë stërvitjet e tyre ushtarake "Zapad" (Perëndimi), gjatë të cilave të dy ushtritë mund të ushtrojnë edhe si të kryhen sulme kundër Perëndimit. Varshava ka frikë nga provokime të mëtejshme.
Rusia fajëson Ukrainën
Ministri për Digjitalizimin, Krzysztof Gawkowski, paralajmëroi nga fushatat ruse dhe bjelloruse të disinformimit. "Numri i lajmeve të rreme në internet është vazhdimisht në rritje", tha politikani i krahut të majtë. "Rusia dhe Bjellorusia qëndrojnë pas kësaj fushate të organizuar". Qëllimi i fushatës, tha ai, është të zhvendosë përgjegjësinë për sulmin me dron mbi Ukrainën, me qëllim që të krijohet përçarje midis Polonisë dhe Ukrainës, vendi i sulmuar nga Rusia.
Në politikën e sigurisë, Polonia mbështetet fuqimisht në aleancën e saj me Shtetet e Bashkuara. Gjatë takimit të tij me Nawrocki-n në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e siguroi mysafirin polak, se nuk kishte ndërmend të tërhiqte trupat amerikane nga Polonia. Varshava e priti me padurim reagimin e Uashingtonit. Të mërkurën në mbrëmje, Nawrocki foli me presidentin Trump në telefon. "Biseda ishte një element në një seri konsultimesh që kam pasur me aleatët tanë", shkroi ai më pas në shërbimin e lajmeve X (Twitter). "Bisedat e sotme konfirmuan unitetin e aleatëve."
Armiku i Polonisë është në lindje, jo në perëndim
Pavarësisht përpjekjeve për të ruajtur unitetin, Kryeministri polak, Donald Tusk e përdori fjalimin e tij në parlament në Varshavë për të paralajmëruar opozitën nacional-konservatore kundër fyerjeve ndaj Gjermanisë. "Armiku politik i Polonisë, i cili nuk i fsheh qëllimet e tij armiqësore, është pas kufirit lindor, jo perëndimor", tha kreu liberal-konservator i qeverisë, i cili është damkosur nga opozita si "agjent gjerman". "Mos kërkoni një armik në Perëndim, mjafton armiku i vërtetë në Lindje", i bëri thirrje ai opozitës. Dy sisteme gjermane Patriot të stacionuara në Poloninë lindore u përfshinë gjithashtu në mbrojtje kundër dronëve rusë.
"Pas depërtimit të dronëve rusë në Poloni, NATO nuk duhet të tërhiqet asnjë hap", komentoi Bartosz Wielinski në gazetën e përditshme Gazeta Wyborcza të enjten. "Demonstrimi i forcës dhe unitetit të Aleancës duhet të jetë i fuqishëm dhe i qëndrueshëm. Shtetet evropiane të NATO-s mundet ta arrijnë këtë edhe pa mbështetjen e SHBA-së." (DW)
Polonia është ndërtuar pas konferencës së Jaltës mbi një marrëveshje ndërkombëtare që sot ka rënë poshtë dhe shtrihet mbi toka gjermane. Toka polake ju dha BS , sot Ukrahinës perëndimore, pas paktit Molotov Ribentrov. Për të ruajtur këtë pakt dhe territorin e përfituar më parë, Stalin hyri në marrëveshje me Çurçill që Polonia e ardhshme të formohej kryesisht mbi territore gjermane. Fatkeqësisht Polonia nuk ka mësuar asgjë nga historia. Gjatë luftës së ll botërore Polonia e shtyrë nga sharlatanët europianë deklaronte që nëse Wermahti na provokon, ushtria jonë mund të pushtojë Berlinin. Dihet si përfundoi. Por ajo që nuk shohin është se shumë shpejt Polonia mund të sulmojë Ukrainën dhe Gjermania Poloninë, sidomos nëse Rusia i jep një zgjidhje që Gjermania nuk mund të refuzojë, mes zgjidhjes për të rimarrë territoret e veta apo për të pasur një varrezë radioaktive për 100000 vjet në kufij. Tashmë që BE, me Ukrainën dhe Palestinën shkoi drejt varrezave të historisë, vëllazëria e parasë duket se do t'i lërë vendin luftës civile dhe nxjerrjes së syve mes njeri tjetrit. Rusia e këputur e Putinit, ishte veçse preteksti për të nxitur shpërbërjen e një kadavre të kalbur dhe të krimbur në para, që kishte ndarë Europën në sojli dhe sojsëzë.
Kete here Kryeministri Tusk duhej te tallej edhe me shume se cdo here tjeter dhe jo te duartrokitej. Rusia nuk ka asnje qellim dhe pretendim te sulmoje Polonine, te cilen ne luften e Dyte Boterore e shtyu shume thelle ne tokat e Gjermanise ku sot Prusia Lindore eshte ne territorin Polak, ndersa Ukraina ka sot pjese te medha te teritorit Polak. Shoket Polake te rrine te qete dhe te mos i hane provokimet e Zheles qe ka hedhur 2-3 drone kar-tona me mbishkrime cirilike ruse, eshte i njejti skenar i vitit 2022 ku hodhi dy raketa ne territorin Polak, por shpejt ketij mashtrimi i doli boja nga vete NATO.