Prapaskenat: India i mbylli Turqisë derën e BRICS

28 Tetor 2024, 10:01Bota TEMA
Prapaskenat: India i mbylli Turqisë derën e BRICS

Aplikimi i Turqisë për anëtarësim në BRICS është refuzuar. Edhe pse dukej se diskutimet për pranimin e saj në organizatën ndërqeveritare që përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, u duke se po finalizoheshin, kundërshtimi i Indisë ka bllokuar përpjekjen e Ankarasë.

Delhi e kundërshton pranimin e Turqisë në BRICS për shkak të lidhjeve të saj të ngushta me Pakistanin, vendin fqinj me të cilin India ka tensione rajonale prej shumë kohësh.

Përveç refuzimit të Turqisë, BRICS vendosi të mos pranojë asnjë anëtar të ri me të drejta të plota për vitin 2024.

Por nga ana tjetër, lista e vendeve zyrtarisht partnere u shtua me 13 vende të reja, të cilat do të kenë mundësi të marrin pjesë në disa nisma të BRICS pa status të anëtarësimit të plotë.

Qëndrimi i Indisë pasqyron shqetësimet e saj për sigurinë rajonale të Azisë Jugore dhe atë që qeveria e Modit e sheh si roli i Turqisë dhe Pakistanit në promovimin e destabilitetit në zona të tilla si Jammu dhe Kashmir.

Në një analizë për Eurasiaview, Haluk Direskeneli, anëtar i Grupit të Punës të Dhomës Turke të Inxhinierëve Mekanikë dhe të Energjisë, shkruan se ky incident nxjerr në pah dinamikën komplekse rajonale që ndikon në vendimet e zgjerimit të BRICS dhe sfidat me të cilat përballet Turqia në balancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare ndërsa ndjek partneritete shumëpalëshe.

3 Komente

  1. S
    Sa gallatë

    E fortë jevet Turq, as në indie nukë i pranonë. Lerë më pastaj ti pranonë në Evropë? Veç jevet mysliman shqip foles, donë që të shkonë në Turqie tek baba dhe xhamitë e tyrë gallatë.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      ça ke shkrujt mor idiot??përkëtheje në shqip me google se na çmënde!!

      Përgjigjjuni
    2. a
      anti25642654censurë

      miqësia me pakistanin është një shkak si puna e atij "suedezit rus(putinian)" që dogji kuranin!!për të hedhur posht pretendimin e modit mjafton të kujtojmë se idia ka më shumë probleme me kinën se me pakistanin!në këtë rast shkaku i vetëm është armiqsia e e modit si indu ndaj islamit!!nuk ka vënd më anti islam se india në këtë planet!!pavarsisht pordhëve të syfyrit që përhap gazekaria,as europa,e as izraeli vetë nuk janë më anti islamistë se india!!nëse mbyllet problemi palestinez,thjeshtë një bashkjetesë paqësore hebre palestinezë,në të gjithë zonën nga lindja e mesme deri në japoni nuk do të ketë më probleme!kina gjithashtu nuk ka probleme themltare me fenë islame!i vetmi problem është nënshtrimi pa kushte!gjë që e ka dhe me vetë kinezët!!i vetmi problem në botë kundër islamit është india!problem qindra vjeçar që nuk ka ndryshuar fare!nodshta ngaqë dhe shoqëria e atyre anëve(të dy palët)nuk kanë ndryshuar aspak në shekuj!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje