Industria e dronëve, roli që po luajnë avionët e telekomanduar në Ukrainë

3 Qershor 2023, 22:00Bota TEMA

Industria e dronëve, roli që po luajnë avionët e

Të gjitha llojet e dronëve janë kthyer në armën kryesore të mbrojtjes ndaj armëve tradicionale në fushën e betejës në Ukrainë dhe Rusi.

Ato janë kthyer nga mjete dytësore të përdorura për kontroll dhe mbikëqyrje në mjete prioritare për luftën.

Cesar Pintado, profesor për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Spanjë deklaron: “As Ukraina dhe as Rusia ishin përgatitur për përdorimin e dronëve. Madje, Rusia kishte mungesë dronësh”.

Ndërkombëtarizimi i luftës është zgjeruar bashkë me atë të industrisë së armëve, një sektor që po del fitues nga konflikti e që ka reaguar duke zhvilluar modele dhe prototipe të reja të përshtatura për strategjitë në terren.

“Në qiejt e Ukrainës nuk po luftojnë vetëm ukrainasit dhe rusët. Në mënyrë indirekte janë përfshirë Turqia dhe Irani. Dhe dronët turq kanë qenë përgjegjës për disa nga kundërsulmet më fatale të Ukrainës, duke goditur cisterna nafte në territorin rus dhe madje duke shkaktuar mbytjen e një luftanijeje ruse në Detin e Zi”, tha drejtor i “The Geopolitical Business, Abishur Prakash.

E ardhmja e konfliktit në Ukrainë përfshin ekspansionin e modeleve, me prodhuesit që do sigurojnë kontrata të reja në vende të ndryshme dhe madje ndërtimin e fabrikave të reja.

Cesar Pintado, profesor për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Spanjë thotë se :“Furnizuesit me dronë të Rusisë për momentin janë Izraeli, Irani dhe ndoshta sistemet kineze”.

“Mendoj se pyetja më e madhe është nëse Irani do të nisë ndërtimin e fabrikave në Rusi dhe nëse Rusia do jetë gati të krijojë zinxhirin e saj të furnizimit të brendshëm” tha drejtor i “The Geopolitical Business, Abishur Prakash.

1 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni.

    "Profesor" Rusia furnizohet nga Irani, ndersa Ukraina ka pas dhe brenda territorit te saj NATO-n ku jane gjithsej 54 shtete depo, qe e furnizojne dhe po i rruajne sumen Rusise. "Profesor" ke harruar nje dicka fare te vogel, ne Ukraine ka luftuar grupi privat Wagner, i cili pushtoj Bahk-mutin qe beri mut dhe i mposhti e ja dorzoj Putinit, kane luftuar mercenare burgaxhin etj, ushtria ruse eshte e paprekur. "Profesor" cari leri dronet por shiko se mos plasin ato gjylet qe marrin formen e kerpudhes dhe iken per lesh te gjitha gjerat, e per cfare per te ndihmuar sllavo-ruset e Ukraines.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje