Inteligjenca britanike: Dronët janë të rëndësishëm për Rusinë dhe Ukrainën, por palët po i humbasin

21 Maj 2022, 11:36Bota TEMA

Inteligjenca britanike: Dronët janë të rëndësishëm

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar përditësimin e fundit të inteligjencës në lidhje me konfliktin në Ukrainë.

Në raport thuhet se dronët po luajnë një rol kryesor për të dy palët, megjithatë po i humbasin ato gjatë kësaj lufte.

Rusia është përpjekur të zbatojë konceptin e “Sulmit të Zbulimit” në bazë të së cilës përdor dronët për të identifikuar objektivat që do të goditen nga avionët luftarakë ose artileria.

Inteligjenca britanike thotë se nëse palët vazhdojnë të humbasin dronët, aftësia e tyre e inteligjencës nuk do të sjellë rezultatet që presin.

1 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Po të ç'armatoset ushtria Ukrainës, paqa në Bashkimin Sovjetik është e mundur.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje