Irani goditet nga hakerat, vidhet informacion, sulmi prek dhe sitet bërthamore

12 Tetor 2024, 17:45Bota TEMA
Irani goditet nga hakerat, vidhet informacion, sulmi prek dhe sitet

Irani raporton se ka pësuar një sulm masiv kibernetik gjatë ditëve të fundit, objektiv i të cilit ishin institucionet qeveritare, por edhe sitet bërthamore.

"Sulmet e rënda kibernetike, që kanë ndodhur në tre degët e qeverisë, gjyqësorin dhe parlamentin, si dhe industrinë bërthamore, janë të paprecedentë dhe të rrezikshme," tha ish-sekretari i Qendrës Kombëtare të Hapësirës Virtuale Abolhassan Firouzabadi.

"Një sasi e madhe informacioni u vodh gjatë sulmeve," shtoi Firouzabadi, pa përmendur datën e sulmeve.

Ndër objektivat, vijoi ai, janë edhe rrjetet e shpërndarjes dhe transportit të karburanteve, bashkitë dhe portet. 

1 Komente

  1. O
    OK

    Karma is back !!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje