Irani paralajmëron pasoja për dërgimin e armëve nga SHBA në Izrael

20 Tetor 2023, 16:46Bota TEMA

Irani paralajmëron pasoja për dërgimin e armëve nga SHBA

Irani ka parlajmëruar SHBA-në se mund të ketë pasoja për dërgimin e armëve në Izrael, duke shtuar se kjo do ta ndërlikonte më tej situatën në Gaza.

“Mbështetja e gjerë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë dërgimin e armëve dhe municioneve për regjimin sionist, konsiderohet si pjesëmarrje e qeverisë amerikane në krimet e regjimit sionist. 

Kjo e ndërlikon më tej situatën në Gaza”, tha të premten shefi i shtabit të Forcave të Armatosura iraniane, gjeneralmajor Mohammad Bagheri gjatë një bisede telefonike me ministrin e mbrojtjes të Turqisë, Yasar Guler, raporton CNN. 


Bagheri tha gjithashtu se nevojiten "veprime serioze" për të parandaluar krimet e luftës dhe bëri thirrje që ndihma humanitare të dërgohet në Gaza. 

Që nga nisja e luftimeve  mes Izraelit dhe Hamasit mbi 4000 palestinezë dhe rreth 1500 izraelitë kanë humbur jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur dhjetëra mijëra të tjerë.

Lini një Përgjigje