
Kremlini tha se komentet e presidentit amerikan, Joe Biden që krahasonin presidentin rus Vladimir Putin me grupin militant palestinez Hamas ishin “të papranueshme”.
“Hamasi dhe Putin përfaqësojnë kërcënime të ndryshme, por ata e ndajnë këtë të përbashkët: të dy duan të asgjësojnë një demokraci fqinje,” tha ai.
Peskov tha se “një retorikë e tillë vështirë se është e përshtatshme për krerët përgjegjës të shteteve dhe një retorikë e tillë vështirë se mund të jetë e pranueshme për ne. Ne nuk e pranojmë një ton të tillë ndaj Federatës Ruse dhe ndaj presidentit tonë”.
Peskov nuk pranoi të thoshte se kush do të përfaqësonte Rusinë në samitin e paqes të së shtunës për konfliktin palestinez në Kajro, duke ia referuar pyetjen ministrisë së jashtme.
Biden krahasoi veprimet e Hamasit me ato të Putinit, forcat e të cilit filluan një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.
"Ne nuk e pranojmë një ton të tillë ndaj Federatës Ruse dhe ndaj presidentit tonë”."a thu se i plas kujt o peski??apo prap ta shkelën,pshurrën "vijën e kuqe"??ore kur të shkoni për lesh,mo na u bë dhe ti si mol kadarja,disident i zgjuar që i shërbeu perandorit për ta rrëzuar!jo për gjë por do ta vësh në siklet makronin a pasardhësin e tij të të japë ndonjë dekoratë!!