Si izraelitët po modifikojnë tanket e tyre për t’i shpëtuar sulmeve me dronë

20 Tetor 2023, 10:59Bota TEMA

Si izraelitët po modifikojnë tanket e tyre për t’i

Janë shënuar 13 ditë nga lufta në Lindjen e Mesme dhe Izraeli vazhdon të rrethojë Rripin e Gazës. Megjithatë, tanket e IDF u shfaqën në fushën e betejës me një tjetër pamje.

Ndryshimi sigurisht nuk është bërë për arsye estetike por për arsye praktike, pasi është mbrojtja e vetme e tankeve kundër dronëve të Hamasit.

“Hipoteza ime është se sulmet nga Hamasi i dhanë Izraelit shtysë për të vendosur “kafaze” më gjerësisht në tanket e tyre,” tha për New York Post Mark Kanzian, një këshilltar i lartë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

“Kjo ishte ndoshta diçka për të cilën ata e kishin menduar më parë, pasi të gjithë e kanë ndjekur nga afër luftën në Ukrainë.”

Lini një Përgjigje