Ish-agjenti korean: Kim Jong un ka një djalë që e mban të fshehur se është i dobët dhe i zbehtë

23 Shkurt 2024, 12:06Bota TEMA
Ish-agjenti korean: Kim Jong un ka një djalë që e mban të

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka një djalë, por ai mbahet larg syve të publikut sepse  është shumë ‘i zbehtë dhe i dobët’. Kështu është shprehur një ish-agjent sekret i Koresë së Jugut.

Ai tha se pamja fizike jo tërheqëse e djalit ka dekurajuar diktatorin e Koresë së Veriut që ta zbulojë në publik.

“Ndryshe nga babai i tij apo motra e tij që është e shëndoshë dhe e ushqyer mirë, djali i Kim thuhet se është i zbehtë dhe i dobët. Kam dëgjuar se djali i tij nuk i ngjan aspak stërgjyshit të tij, Kim Il-sung’’- tha ai për Korea Times.

Për liderët koreano-veriorë, ngjashmëria me Kim Il-sung,  themeluesin topolak të vendit mendohet të jetë një atribut i domosdoshëm.

Udhëheqësi aktual është akuzuar se ka shtuar ngjashmërinë e tij me Kim Il-sung, gjyshin e tij, në një përpjekje për të forcuar legjitimitetin e tij.

Dhe mund të ketë më shumë liderë topolakë koreano-veriorë që do të vijnë – vajza “e shëndoshë” e Kim Jong Un, Kim Ju-ae, e cila doli në sy të publikut në fund të vitit 2022.

Ende nuk ka dalë asnjë foto e djalit të Kim Jong Un. Por ekspertët kanë marrë një foto të diktatorit kur ka qenë në moshë më të re, kur ishte ‘i zbehtë dhe i dobët’, ndryshe nga sot.

1 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Ish-agjent sekret i Koresë së Jugut. Dmth lajmet nga komshiu. Ja futin kot, askush nuk ja ka haberin se cfare ndodh atje brenda. Dhe ajo qe eshte me interesante eshte fakti qe keto lloj perrallash dalin vetm nga ish-at, ish agjente, isha diplomate. Se gjate kohes qe jane ne detyre, nuk ja lejon detyra te flasin brockulla.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje