
Carlo Tarfusser, një ish-gjyqtar italian në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC) ka deklaruar në një intervitë me italianen “Corriere Della Sera”, se presidentin rus, Vladimir Putin, mund të dalë përpara bankës së të akuzuarve.
“Unë do të thosha po. Krimet e luftës kryhen çdo ditë në Ukrainë. Çështja është të mblidhen prova të vërteta, gjë që nuk është e lehtë në një situatë konflikti të hapur. Kjo është ajo që po përpiqet të bëjë ekipi i Prokurorit të Përgjithshëm të ICC-së, Karim Khan”, tha Tarfusser.
Sipas tij, nuk duhet të presim me vite për një urdhër arresti për presidentin rus dhe gjeneralët e tij. Ai shton se, nuk mendon, që kjo do të marrë një kohë të gjatë.
“Mund të arrijmë në këtë pikë deri në fund të vitit. Në këtë luftë nuk duhet të shkojmë larg për të identifikuar përgjegjësit dhe për të mbledhur prova”.
Ish-gjyqtari shprehet se procedura është e tillë: si fillim duhet të kërkohen prova për disa krime.
Për shembull, sulmi në spitalin dhe teatrin në Mariupol, varret masive dhe civilët e vrarë në rrugët e Bucha-s. Do të mjaftonte për një aktakuzë.
Cuno Tarfusser, 67 vjeç, ishte gjyqtar i ICC-së me seli në Hagë nga viti 2009 deri në vitin 2019.
Ai gjithashtu nënshkroi urdhrin e arrestit për diktatorin sudanez Omar al-Bashir, i kërkuar nga ICC-ja për gjenocidin në Darfur.
“Unë u përpoqa ta arrestoja atë disa herë, ato herë të pakta që ai u largua nga vendi i tij”.
Bashir u arrestua në Sudan në vitin 2019, por ai nuk arriti në Hagë.
“Juridiksioni i Gjykatës është plotësues me atë kombëtar. Pra, nëse Rusia do ta gjykonte seriozisht Putin-in, ICC-ja do të tërhiqej. Për sa kohë që Putin-i mbetet në pushtet, ai fle i qetë”.
Ka nga ata që propozojnë krijimin e një Gjykate ad hoc të OKB-së, si ato për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën.
“Diçka që nuk ka kuptim në rastin e Ukrainës. Ato gjykata u krijuan nga Këshilli i Sigurimit, ku Rusia ka të drejtën e vetos”.
Në mesin e 123 vendeve që mbështesin ICC-në nuk është as Rusia, as SHBA-të.
I pyetur se cilës gjykatë mendon t’i drejtohet Biden kur akuzoi Putin-in, ai thotë se nuk e ka idenë.
“Është një paradoks politik. Unë do të shtoja që edhe Ukraina nuk e ka ratifikuar Traktatin dhe Romës, edhe pse ka tetë vjet që kërkon që Gjykata të ndërhyjë”.
ky qenka karosur si shume te tjere! ketu po behet fjale per lufte berthamore ky po mendon te mbledhe prova per akuza! tamam kjo vaksina e kovidit I katandisi ne kete derexhe keta!