"Mea culpa" e presidentit gjerman: Politika ime ndaj Rusisë ka qenë e gabuar

4 Prill 2022, 20:47Bota TEMA

"Mea culpa" e presidentit gjerman: Politika ime ndaj Rusisë ka

Nga Enver Robelli

Pak para agresionit rus kundër Ukrainës presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier e kritikoi ashpër Vladimir Putinin. Pas agresionit rus Steinmeier po ashtu e kritikoi Putinin ashpër. Pastaj presidenti gjerman heshti me javë të tëra. Ishte një heshtje indikative. Steinmeier konsiderohet si njëri nga arkitektët e politikave përafruese gjermane ndaj Rusisë. Ai ka qenë shef i kabinetit të kancelarit Gerhard Schröder, ministër i Jashtëm dhe nënkancelar, dhe tani në mandatin e dytë është president i Gjermanisë.

Në mediat gjermane Steinmeier është kritikuar për heshtjen e tij, ndërsa ambasadori ukrainas në Berlin Andrij Melnik në fundjavë e ka akuzuar se me vite të tëra ka krijuar një rrjet merimangash me lidhje ndaj Rusisë. Për këtë akuzë të rënë Melnik u kritikua nga disa politikanë gjermanë dhe nga qeveria.

Të hënën Steinmeier e ka kthyer heshtjen. Ai pranoi se politika e tij ndaj Rusisë ka qenë e gabuar. Në një bisedë në pallatin Bellevue, selinë e presidentit, ai tha: “Këmbëngulja ime në realizimin e gazsjellësit Nord Stream 2 ka qenë qartazi gabim. Ne i kam mbajtur urat në të cilat Rusia nuk besonte më dhe për të cilat na kanë paralajmëruar partnerët tanë”. Një vit pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, më 2015 qeveria gjermane miratoi fillimin e punimeve në gazsjellësin Nord Stream 2, i cili anashkalon Ukrainën. 

Qeveria ishte treguar e shurdhur ndaj kritikëve, të cilët thoshin se kështu Gjermania po bëhej e varur nga furnizimi me gaz nga Rusia. Tek dy ditë para agresionit rus kundër Ukrainës Gjermania e stopoi projektin Nord Stream 2. Gazsjellësi është ndërtuar, por me gjasë do të hyjë në histori si arkeologji industriale, pa u përdorur kurrë. Ish-kancelari Schröder është shef i bordit drejtues të Nord Stream 2 AG, i cili plotësisht i takon Gazpromit rus.

Duke pasur parasysh luftën në Ukrainë, të cilën presidenti rus po e udhëheq, Steinmeier tha: “Vlerësimi im ka qenë se Vlladimir Putini nuk do të rrezikojë rrënimin komplet ekonomik, politik dhe moral të vendit të tij për shkak të çmendurisë së tij imperiale – këtu unë, si të tjerët, jam mashtruar”. Tani, shtoi Stienmeier, duhet të bëjë “një bilanc të hidhur”: 

“Kemi dështuar në ndërtimin e një shtëpie të përbashkët europiane duke përfshirë Rusinë. Kemi dështuar me qasjen e përfshirjes së Rusisë në një arkitekturë të përbashkët të sigurisë”. Për presidentin gjerman tani është e qartë se me Rusinë nën udhëheqjen e Putinit nuk do të ketë kthim në status quonë e paraluftës.

Ndërkohë ish-kancelarja Angela Merkel e mbrojti qëndrimin e saj për refuzimin e pranimit të Ukrainës në NATO në Samitin e Bukureshtit. Këtë e bëri të qartë përmes një zëdhënëseje. Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski gjatë fundjavës i bëri thirrje Angela Merkelit dhe ish-kryetarit francez Nicolas Sarkozy të vizitojnë Buçën për të parë rezultatin e politikës së tyre.

7 Komente

  1. d
    demokrati

    Ky nuk eshte gabim as turp kjo eshte mungese ndjeshmerie Zoti President.Kur SHBA urte e bute ju keshillonin zerin e logjikes dhe arsyet, Gjermania per inat te paqene bente te kunderten bashke me Francen..Zoti President eshte mik dhe dhe mentor i nje tjeter horri qe ka qene minister i MPJ te Shqiperise, nje capaculi qe sabotoi marreveshjen e paqes mes Kosoves dhe Serbise, ndaj se ciles ishin kunder Rusia, Gjermania dhe rusophilet e Tiranes si dhe marreveshjen mes Shqiperise dhe Greqise..Zonja Merkel nuk kishte asnje ndjeshmeri ndaj rrezimit te komunizmit?Por asnje ndjeshmeri post factum ndaj gjenocidit rus ne Ukraine a nuk eshte deficit human?

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjatalaresi

      Keta jane popet qe bene Putinin te dale si nje "leader" boteror duke marre rroga te majme dhe shitur integritetin e shtetit Gjerman qe tani eshte plasaritur sh keq dhe eshte veshtire qe t'i besohet shtetit Gjerman si me pare. Vete reagimi teper i vonuar i shtetit dhe politikaneve tregon ne te vertete se cfare perfaqesojne ne realitet.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjatalaresi

        Keta jane popet qe bene Putinin te dale si nje "leader" boteror duke marre rroga te majme dhe shitur integritetin e shtetit Gjerman qe tani eshte plasaritur sh keq dhe eshte veshtire qe t'i besohet shtetit Gjerman si me pare. Vete reagimi teper i vonuar i shtetit dhe politikaneve tregon ne te vertete se cfare perfaqesojne ne realitet.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Laku

          SA TE PACIPE QE JANE POLITIKANET.ISH SHEFI I TIJ ESHTE KRAHU I DJATHTE I PUTINIT DHE KY TANI E PASKA KUPTUAR GABIMIN.KUR TRUMPI NDALOI NERTIMIN E GAZSJALLESIT NGA RUSIA NUK LATE AKUZE PA I BERE TI DHE SHTRIGA MERKEL QE E FUQIZOI PUTININ PER 16 VJET.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gabimi :)

            Nuk eshte gabim, eshte strategji e mirestudiuar dhe e ndjekur, shtete te tilla te medha nuk drejtohen me komande nga nje person, qofte edhe president. Arsyeja pse nuk eshte gabim? 1. thjesht nuk ua ndjen per te tjeret, shikojne vetem interesin e tyre, pamvaresisht se interesi mund te bjere ndesh me "moralin" qe publikojne se kane 2. edhe Volkswagen nxori nje drejtor qe tha e bera une gabimin qe manipulova sistemin e gazrave te makines, keto lloj faljesh jane per sy e faqe, asgje me teper. Drejtorin e nxorren ne pension dhe i dhane nje vlere eurosh goxha te madhe dhe kaq Edhe ky te njejten loje po ben. Me pak fjale pamvaresisht se veshin kostumin e te ndershmit jane thjesht legena qe interesin e tyre e ndjekin pamvaresisht te asaj qe e quajne "e moralshme"

            Përgjigjjuni
            1. T
              Taulant

              Keta jane shume hipokrit. Keta kane bashkepunuar me Putinin per interesa ekonomike . Te gjitha lendet e para i importojn nga Rusia.

              Përgjigjjuni
              1. s
                sabrima_ehhhh

                "Vellezer, une e desha Murat Shategen (Putinin). U pergatita te dilja ne mal me te. Ja me kete kobure vellezer. Por tani, pas kesaj qe beri une nuk dal. U pendova zoti Tosun (Biden). U pendova. Nuk e degjova gjyshin e madh (Trump)." Eh sa para ka qene Kinostudio me keta filma. Kujt ja priste mendja qe qeveritaret en Europe do ti benin per vete batutat. Jeta eshte komedi.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje