Ministri ukrainas: Krimet në Bucha janë vetëm maja e ajsbergut, Perëndimi vazhdon ta furnizojë makinerinë luftarake ruse

4 Prill 2022, 21:40Bota TEMA

Ministri ukrainas: Krimet në Bucha janë vetëm maja e ajsbergut,

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se “tmerret që janë parë në Bucha janë vetëm maja e ajsbergut e të gjitha krimeve që janë kryer nga ushtria ruse deri tani”.

“Këto pamje horror që kanë ardhur nga Bucha, Mariupol apo vende të tjera kanë nevojë për sanksione të rënda nga G7 dhe BE-ja. 

Perëndimi po vazhdon ta furnizojë makinerinë luftarake ruse duke paguar karburantin rus. Tregtia mes Rusisë dhe vendeve perëndimore vazhdon, me transaksionet që kryhen përmes bankave ruse”, tha Kuleba.

Më tej, ai iu drejtua ministrave të Jashtëm që do të marrin pjesë në takimet e NATO-s, BE-së dhe G7-s këtë javë, duke i thënë se nëse kanë ende dyshime për të ndalur tregtinë me Rusinë, të shkojnë e të shohin se çfarë është bërë në Bucha.

Kuleba shtoi se Ukraina e ka fituar “betejën për Kievin”, por tani po përgatitet për një “sulm të gjerë rus në lindje të vendit”.
“Ju them pa ekzagjerim se situata në Mariupol është shumë më keq sesa ajo që kemi parë në Bucha dhe qytete të tjera pranë Kievit”, theksoi ministri i Jashtëm i Ukrainës.

 

3 Komente

  1. P
    President Basha

    Gjermania me Euro dhe Franca me armatime...doni ma per Belulin.... Vetem Basha si i zgjedhur i Rames President e zgjidh kete pune.....lol

    Përgjigjjuni
    1. g
      golemi

      vjen ere e qelbur ketu me duket si pretekset e perendimit per armet kimike te sadamit. neonazistet ukrainas kane koh qe bejne massakra , jo se e perjashtoje ndonje massaker nga ana e ruseve po nuk do harruar qe dhe nazistet ukurainas kan kryer shume krime lufte. do rrojme e do shojme.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lapraks

        Ik ere qorr bythqir i sorosit

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje