Ish-kryeministri italian fillon punë si redaktor në një gazetë

5 Prill 2023, 21:30Bota TEMA

Ish-kryeministri italian fillon punë si redaktor në një

Ish-kryeministri italian Matteo Renzi tha se do të marrë detyrën e redaktorit të një gazete.

Ai do të drejtojë Il Riformista, një gazetë e vogël e njohur për kritikat e saj ndaj sistemit gjyqësor të Italisë, një temë për të cilën Renzi ka shkruar një libër, raportoi Reuters.

“Do të jem redaktor për një vit, nga 3 maji deri më 30 prill 2024 dhe më pas do të shohim se çfarë do të bëj kur të rritem”, tha politikani 48-vjeçar.

Renzi drejtoi një qeveri të qendrës së majtë në vitet 2014-2016, duke dhënë dorëheqjen pas humbjes së një referendumi kushtetues dhe duke mbetur në krye të Partisë Demokratike deri në humbjen e zgjedhjeve të 2018-ës.

Më vonë, ai themeloi partinë “Italia Viva”, e cila fitoi rreth 8 për qind në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar në një koalicion me një grup tjetër, gjë që e rizgjodhi atë në Senat.

3 Komente

  1. 1
    1

    Edhe Ilir Meta kur te dali nga politika do shkoj llogaritar per te punuar qe te mbaj familjen

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parruca

      Epo nuk behen miliardere te gjithe kryeministrat e botes sic ndodh rendom ne Shqiperi. Kane nevoje edhe te punojne pasi dalin nga politika.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        paska kopju ramizin tonë!!ramizi drejton një emision,ky redaktor i një gasetuce!!duket që është shumë i vogël në ambicje se gjiganti ynë i gomarllëkut!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje