Izraeli paralajmëron qytetarët që të mos udhëtojnë në Turqi, ja arsyeja

30 Maj 2022, 12:50Bota TEMA

Izraeli paralajmëron qytetarët që të mos udhëtojnë

Izraeli ka paralajmëruar  qytetarët e tij që të mos udhëtojnë në Turqi. Shkak janë bërë akuzat e ngritura nga Teherani, pasi e akuzon Izraelin për vrasjen kolonelit të Gardës Revolucionare, ngjarje e ndodhur javën e kaluar. 

Teherani ka fajësuar Izraelin për vrasjen e Hassan Sayyid Hodai, i cili u qëllua për vdekje nga dy persona ndërsa ai ishte brenda makinës së tij. Këshilli i Sigurisë Kombëtare izraelite tha në një deklaratë se Teherani ka të ngjarë të kërkojë të shënjestrojë izraelitët në Turqi, duke e cilësuar këtë të fundit një vend me rrezik të lartë.

Turqia është një destinacion popullor turistik për izraelitët dhe të dy vendet po rindërtojnë marrëdhëniet e tyre pas më shumë se një dekade tensionesh.

Rikujtojmë se Izraeli ka akuzuar Honda-n për komplot për të sulmuar qytetarët e saj në mbarë botën. Zyra e kryeministrit izraelit Naftali Bennett, i cili mbikëqyr shërbimin e inteligjencës Mossad, ka refuzuar të flasë në lidhje me vrasjen, por Bennett tha se Teherani do të paguajë çmimin për nxitjen e sulmeve ndaj Izraelit.

2 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Izraeli kërkoj që Thaçi të dënohet në hagë për crim de guerre, ku në një kohë shtëpia barrdh e kishte synimin gjetkë., ç'far ti bësh., i ka miqësia këto delikates.

    Përgjigjjuni
    1. s
      spartak

      Hej si mund të ndodhin konflikte, krejt nga informacione të gabuara . Që ta morrësh tamon tamon, ato që vranë atë kolonelin iranian , ishin vrasës me pagesë prej Elbasoni .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje