Joe Biden i rikthehet gafave, komenti i papërshtatshëm për sulmin terrorist të 11 shtatorit

11 Shtator 2024, 10:07Bota TEMA
Joe Biden i rikthehet gafave, komenti i papërshtatshëm për sulmin

“Nesër do të bëj 11 shtatorin”. Kjo fjali e thënë pak orë para debatit Harris-Trump, e ka rikthyer presidentin amerikan Joe Biden edhe njëherë në qendër të vëmendjes, pasi rrjeti e ka konsideruar një gafë të pafalshme.

“Po... Ai e bëri”, ishte komenti i një amerikani në Twitter, ndërsa shtoi: “Duhet të jem i sinqertë derisa pashë atë videon ku thotë ‘nesër do të bëj 11 shtatorin’ kisha harruar që Joe Biden ishte gjallë”.

Komenti erdhi pasi Biden teksa shkonte në ‘Marine One’ në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë një ditë para 23 vjetorit të sulmeve terroriste tha për gazetarët se do të “bëjë 11 shtatorin” nesër.

“Po shkoj në ditëlindjen e mbesës sime në Nju Jork. Atje do të shikojmë debatin, pastaj nesër do të bëj 11 shtatorin”, tha 81-vjeçari.

Gafa e Biden me formulimin e fjalive bëri që përdoruesit e mediave sociale të shprehnin tronditje.

Kjo është e fundit në një varg të gjatë gabimesh për Presidentin që u largua nga gara pas një debati katastrofik kundër Trump. Vetëm disa ditë para kësaj gafe, ai madje i ishte referuar zëvendëspresidentes Kamala Harris si Donald Trump.

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Nuk e kuptoj, per Biden votuan shqiptaret , LGBT e Afro amerikanet. Sidoqofte une prapeseprape do votoj per socialisten Kamala.Ca me bo, edhe pse kam ba dy vaksina te Covid, une kshu menoj…..lol

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      atëherë ty të paskan shkaktuar dëm kolateral naksina o kalexo.të paska bo të qut!humbje e modhe!!sa ishe bdall,nuk mendoje fare dhe aspirinat nuk i njihje!tashti,përveçvaksinave duhet të marrësh dhe aspirina!!kuptohet në formë suposte,sepse akoma nuk je mëshuar të gëlltisësh diçka që nuk merret me lugë(të ndurtë)!!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje