VIDEO/ Pamje apokaliptike: Zjarret pushtojnë Kaliforninë. Mijëra hektarë pyje të djegur

10 Shtator 2024, 19:13Bota TemA

Këto janë pamjet gati apokaliptike të zjarreve që kanë pushtuar Kaliforninë dhe Nevadën në SHBA, duke detyruar rreth 6.000 banorë të largohen nga shtëpitë, pasi iu rrezikohej jeta.

Pamjet e frikshme tregojnë qiellin e skuqur nga flakët dhe re të dendura tymi të zi mbi kontenë San Bernardino.

Ndërkaq, ka arritur në mbi 100.000 numri i personave të evakuuar dhe atyre në pritje të evakuimit.

Shteti i Kalifornisë është përfshirë prej disa ditësh nga një valë temperaturash tejet të larta, të cilat kanë shkaktuar zjarre në pyje. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, ka deklaruar gjendjen e emergjencës.  

Lini një Përgjigje