Kaja Kallas: Putini po tallet me përpjekjet për paqe, BE-ja duhet të rrisë presionin

29 Gusht 2025, 12:33Bota TEMA
Kaja Kallas: Putini po tallet me përpjekjet për paqe, BE-ja duhet

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, deklaroi se lufta e Rusisë kundër Ukrainës mbetet tema kryesore në agjendën e Këshillit të Ministrave të Mbrojtjes të BE-së, që po zhvillohet në Kopenhagen, kryeqytetin e Danimarkës, e cila mban presidencën gjashtëmujore të radhës të BE-së.

“Sulmet e fundit tregojnë se Putini po tallet me çdo përpjekje paqeje që po bëhet. Ajo që duhet të bëjmë është të rrisim presionin mbi Rusinë – kjo është ajo që ai kupton”, u shpreh Kallas para mediave.

Si temë të dytë të diskutimit, Kallas përmendi gatishmërinë mbrojtëse të BE-së, duke theksuar se shtetet anëtare duhet të angazhohen më shumë në fushat ku kapacitetet janë të pamjaftueshme.

“Është e qartë që kemi disa fusha ku duhet të bëjmë më shumë. Pres që vendet anëtare të marrin drejtimin dhe të ecim përpara me projekte konkrete,” deklaroi ajo.

E pyetur për garancitë e sigurisë, Përfaqësuesja e Lartë sqaroi se kontributi i BE-së përfshin:

• Misionin e trajnimit
• Misionin ushtarak
• Mbështetjen për industrinë mbrojtëse të Ukrainës

Këto, sipas saj, mund të përfshijnë edhe vende neutrale. Ajo shtoi se po diskutohen ndryshime në mandatet e këtyre misioneve, për t’i përshtatur pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje.

Kallas tha se BE-ja po përgatit një tjetër paketë sanksionesh kundër Rusisë, teksa shtoi se:“Të gjithë e kuptojnë se, me Putinin që tallet me përpjekjet për paqe, vetëm presioni ka efekt.” 

3 Komente

  1. B
    BE ka deshtue komplet

    BE duhet te mbylle dyert se asht ba per turp te botes.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pirdhni se liroheni

      Kaja Kallas e ka mendjen per kar del e jeo mend, qe vete i ka me pak se nje laraske.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pirdhni se liroheni

        Cfare presioni do te rrise BE gay, ajo vete eshte nje komardare jo e shpuar, por e care.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje