
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka premtuar se armët gjermane që Ukraina ka kërkuar për të luftuar pushtuesit rusë do të arrijnë në kohë.
“Ato do të mbërrijnë me kohë”, tha Scholz për agjencinë e lajmeve dpa në një intervistë.
Në të njëjtën kohë, Scholz vuri në dukje se Ukrainës do t’i jepet përparësi në radhë për furnizimet me armë.
“Ju e dini se ekziston një listë e gjatë e klientëve tashmë që presin t’i marrin ato pas dy vjetësh e tre vjetësh”, tha ai, që do të thotë se protokolli për dorëzimin është dashur të ndryshohet në mënyrë që Ukraina t’i marrë ato më shpejt.
Armët e rënda do të dërgohen në Ukrainë pasi anëtarët e shërbimit të Forcave të Armatosura të Ukrainës t’i nënshtrohen trajnimit, saktësoi kancelari, duke vënë në dukje se dërgesat do të përfshijnë sisteme anti-raketë dhe MLRS.
“Ne do të ofrojmë një sistem anti-balistik që mund të shpëtojë Odesën ose Kievin. Ne gjithashtu vendosëm së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara që do të dorëzojmë raketahedhës të shumtë”, tha ai.
Olaf Scholz, së bashku me Presidentin e Francës Emmanuel Macron, Kryeministrin e Italisë Mario Draghi dhe Presidentin e Rumanisë Klaus Iohannis, bënë një vizitë në Ukrainë më 16 qershor. Ata dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky diskutuan hapat për forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës, sigurinë globale ushqimore, si dhe integrimin evropian dhe sanksionet kundër Rusisë.
Ha, ha, ha.....! Vini re, ky kancelari po mburret duke thënë se po i jep përparesí Ukrainës në listën e klientëve të shitjeve të armëve gjermane. Pra po bën kinse po i bën favor Ukrainës që është në buzë të varrit, në luftë për jetë a vdekje me agresorin e saj rus që është edhe miku dhe partneri kryesor I Gjermanisë në Lindje, e cila bashkë me Feancën i ka mundësuar Putinit në fakt, financimet dhe lëshimet gjeostrategjike për marshimin e rikthimin të Rusisë në hapsirat e ish Bashkimit Sovjetik. Kur ky Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë me cinizëm se armët gjermane të kërkuara nga Ukraina do të arrijnë në kohë, në fakt i jep Putinit mesazhin e koduar se ato do të arrijnë në kohën kur Ukrainës nuk do t'i nevoiten me, dmth në kohën kur Ukraina e përgjakur e mbushura me kufoma dhe e shkatërruar në themel, do të ketë kapitulluar para agresorëve rusë, kur te ketë njohur Krimenë si teritor të Rusisë dhe Donbasin si Republika autonomy ose të shkeputura fare. Kështu duhen lexuar deklaratat gjermane kur vjen fjala për mikun dhe partnerin e çmuar rus dhe në konteksin Ballkanit, kur vjen fjala për vëllain e vogël serb të Rusisë në report me Kosovën. Gjermanisë i doli kallaji edhe në çështjen shqiptare në Ballkan.
Moderator, sikur lexova dy komente ne ket shkrim, dje ne dreke. Pastaj, edhe une vete lashe nje koment ketu ku ne thelb thoja qe kjo thenja e kancelarit Gjerman se armet e tyre do te arrijne ne kohe ne Ukraine, nefakt do te thote qe keto arme do te arrijne atje kur Ukraina nuk do te kete me nevoje per to pasi ushtria ruse do ta kete perfunduar deri atehere pushtimin e Ukraines Lindore, masakrimin e dhjetra mijera ukrainasve dhe do ta kete detyruar Ukrainen te nenshkruaje kapitullimin e plote para Putinin, cedimin e rajoneve te saj lindore dhe njohjen e pushtimit te Krimese. Ringjallja e pretendimeve ruse per tu kthyer ne hapsirat e ish Bashkimit Sovjetik me anen Armates Ruse dhe shantazhit berthamor ndaj Natos dhe Perendimit ne pergjithesi, eshte bere e mundur edhe ne saje te Ost Politika te Gjermanise qe ka vazhduar me dekada nga Brand, Shreder e Merkel, po aq sa edhe nga politika e Frances qe eshte e trembur dhe kundershtuese me shume nga influenca amerikane ne Evrope, se sa nga varesia e kesaj Evrope prej Rusise, prej gazit dhe naftes se saj dhe superioritetit ushtarak e berthamor. Kjo Ost-Politike e nisur nga Kancelari Vili Brand rreth 50 vite me pare kishte objektiv kryesor per te ribashkuar dy Gjermanite, "reunite what belongs together'', e lancuar e shperblyer me Nobelin e Paqes, nen egiden e perdorimit te ''soft power'' ndermjet Perendimit/Nato-s dhe Lindjes, dmth Bashkimit Sovjetik dhe Traktatit te Varshaves. Por sot, kjo miqesi ruso-gjermane dhe flirtimet franko-ruse, e kane deformuar kuptimin dhe vleren e perdorimit te ''soft power'' ne Evrope. Tanket dhe bresheria e raketave ruse mbi Ukraine nuk mund te quhen me ''soft power''; kercenimet ushtarake te Rusise ndaj shteteve fqinje te saj nuk jane perdorim i ''soft power'''ne politiken e jashtme dhe aq me pak eshte i tille masakra e dhjetra mijera viktimave te agresionit rus ne Ukraine. Shume nga zhgenjimet e shqiptareve ne qendrimet e Brukselit dhe Evropes ndaj marrdhenjeve Serbi-Kosove, njohjeve reciproke shterore dhe adresimit te problemeve te gjetjes se te zhdukurve kosovare nga skadronet serbe te vdekjes e kane spjegimin e tyre pikerisht tek Ost-Politika gjermane dhe influenca ruse ne Evrope edhe ne perkrahje te vellait te saj serb ne Ballkan. Dhe nuk duhet patur iluzione. Keshtu do te vazhdoje edhe ne te ardhmen.