Kancelari Olaf Scholz tha se presidenti rus Vladimir Putin e filloi luftën me synimin për të “pushtuar” Ukrainën. Scholzi tha se NATO-ja nuk ka qenë kurrë një kërcënim për Rusinë.
Kancelari gjerman Olaf Scholz e ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se e nisi sulmin ndaj Ukrainës për arsye “krejtësisht absurde”. “NATO-ja nuk ka qenë kurrë kërcënim për Rusinë,” tha ai të dielën në Berlin gjatë një dialogu publik me rastin e ditës së dyerve të hapura të qeverisë federale.
Për vite me radhë, Moska e ka akuzuar NATO-n për rritjen e zgjerimit të saj drejt lindjes në dëm të interesave të Rusisë. Sipas Scholzit, në bisedimet përpara se të niste lufta në shkurt, ai e siguroi Putinin se Ukraina nuk do të anëtarësohej në NATO “në 30 vitet e ardhshme”. Megjithatë, Putini kishte ide “plotësisht absurde”, tha Scholzi. Presidenti rus i kishte thënë, për shembull, se Bjellorusia dhe Ukraina nuk duhet të jenë shtete të pavarura.

Bashkimi Sovjetik sot është si muri Berlinit, nuk e ndalon kush ri formimin e sajë. Jemi më mirë me një Bashkim Sovjetik të unifikuar se një Bundestag imobil.
Kete koment e degjova edhe nga "turistja" ruse e Gramshit.
Mos u mer me kete Dylin , eshte njeri vari lesht , hidh nje sy portalit , ska lene vend pa komentuar .....vetem skizofrenet si puna e ketij i dine te gjitha , hidh nje sy neper ceshtje te ndryshme dhe do shikosh se c'shkruaj , ne fillim dilte me inicialin firmat e pd 1991 , tani me sa duket e vleresuan se sa me vlere eshte dhe e bene krshilltar , vec keshilltar si puna e ketij ben cdo mengjes Presidenti ......