Kërcënimi rus vetëm pesë vite larg, zyrtari italian tregon konkluzionet e samitit të NATO-s

3 Korrik 2025, 18:14Bota TEMA
Kërcënimi rus vetëm pesë vite larg, zyrtari italian tregon

Rusia përbën një kërcënim real për NATO-n. Dhe ky kërcënim është vetëm pesë vite larg. Alarmin e ka ngritur ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto. 

Gjatë një seancë maratonë për rezultatet e Samitit të NATO-s në Hagë, zyrtari i lartë italian, i cili ka një të kaluar ushtarake, e ka ngritur nivelin e alarmit për të ardhmen e Europës. 

"Shqetësimi për kërcënimin në rritje nga Rusia është ndarë me aleatët. Nuk ka shenja të ripërdorimit të prodhimit rus për qëllime civile, as në rast të një armëpushimi. Pavarësisht humbjeve njerëzore, 200,000 ushtarë në gjysmën e parë të vitit 2025 dhe mbi një milion që nga fillimi i konfliktit Rusia ka arritur të mobilizojë 300,000 të tjerë në gjashtë muaj pa gërryer konsensusin e brendshëm. 

Vetëm deri në vitin 2025, Moska do të jetë në gjendje të" ketë "mbi 1,500 tanke, 3,000 automjete të blinduara, 400 raketa Iskander, mijëra raketa të llojeve të ndryshme, dhjetëra mijëra bomba ajrore dhe mbi një milion dronë” tha Crosseto.

Problematikë për vendet e NATO-s është aktivizimi i ushtrisë ruse dhe mobilizimi i rezervistëve, i cili është në nivele të konsiderueshme. 

“Ushtria aktive do të arrijë në 1.6 milion dhe rezervat në 5 milion. Vetëm herën e fundit, 167 dronë dhe 60 raketa u përdorën për të sulmuar Ukrainën, brenda një dite të vetme. Dje pati lajmin ende të pakonfirmuar për 25-30 mijë koreanë të dërguar në frontin ukrainas. Ekonomia e luftës thith 43% të shpenzimeve ruse. Shumica e këtyre armëve janë caktuar në rezerva strategjike", shtoi ai.

Alarmi i kuq i NATO-s, vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara kanë pezualluar dërgesat e armëve për Ukrainën. Sipas Pentagonit Pezullimi i dërgesave të armëve në Ukrainë është pjesë e një shqyrtimi të ndihmës ushtarake amerikane për të siguruar që ajo të jetë në përputhje me prioritetet e mbrojtjes së SHBA-së, tha zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell.

"Ne gjithmonë po vlerësojmë sasitë e municioneve tona dhe ku po i dërgojmë ato. Nuk mund t'u japim armë të gjithëve, kudo", u tha zëdhënësi gazetarëve. 

2 Komente

  1. O
    Oligarchy of WEAPONS KERCENON BOTEN,

    Keta jane halera dhe mafie, ose me mire tualeti i mafies italiane e boterore qe ushqehet mbi vdekjen, luften, armet! Pese vjet drite larg a pese vjet? Cfare rrote k. ?! Na e shpjego pse nuk qenka sot kercenim por pas 5 viteve? Ti zar merr para nga industria e armeve si dhe gjithe politikanet e korruptuar e te papergjegjshen te evropes dhe me gjere. Vazhdon plani i asgjesimit te qytetareve te botes se injorantet e mizantropet ne krye te botes nuk ofrojne uje e buke per to!!! Largohuni plehra te vijne njerez te mire inteligjent dhe te arsyeshsm dhe KA BUKE PER TE GJITHE! PERENDIMI, MAFIA POLITIKE, I SHKEL SYRIN PUTINIT SE GJOJA PO PLANIFIKON SULM MBI BE DHE USA DHE O BURRA SHIT ARME E MBUSHIN XHEPAT POLITIKANET DHE BREKET ME M... QYTETARET!!! PO IA NXINE JETEN POPUJVE TE BOTES ME KETO MASKARALLEQE! ZOTI I VRAFTE!!!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salihi

      Me pelqen kjo ashte e vertet lufta ne Ukrahin erdhi nga koke fshesa Angleze dhe pampersi amerikan dhe idiot homot e Euvropes, kush provokon deshton, une jam total kunder Rusise sepse na ka shkaktuar deme qe ne nuk I rekuporojme si komb por kjo ashte bere ne bashkpunim me shtete euvropiane, te provokosh e te instalosh arme e raketa ne nje shtet qe ashte krijua nga Rusia ashte e pa pranueshme, mendoni sikur Rusia te instaloje raketa ne Meksike e Cube cfare bahet, te gjitha keta pasoja I paguan populli se nje lesh politikani merr 10000 ne muaj, po ai punntori me 2000 cfare bane, 1kg domate kost 3 euro 1 kastravec 1euro, 1 kg patate 3 euro 1kg mish bagetie 15 deri 18 euro, kete politik nga polikan te qelbur per ke ashte kur I pyet te pergjigjen e bajme per politik zhelja duhet te stopoje ati sikur ti jepsh te gjitha armet e botes ai coje ate shtet ne falitet, nuk ka njerze, lufta nuk bahet duke marre njerzit me zor me I cuar ne front

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje