Kina arreston stafin e AstraZeneca për aktivitete të mundshme të paligjshme

5 Shtator 2024, 21:20Bota TEMA
Kina arreston stafin e AstraZeneca për aktivitete të mundshme të

Policia në Kinë ka arrestuar pesë punonjës aktualë dhe ish-punonjës të AstraZeneca për t’u marrë në pyetje rreth aktiviteteve të mundshme të paligjshme, raportoi sot Bloomberg, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.

Sipas raportimeve, personat e arrestuar janë shtetas kinezë, të cilët tregtonin ilaçe kundër kancerit në departamentin e onkologjisë të kompanisë farmaceutike shumëkombëshe britaniko-suedeze të lartpërmendur, raporton Reuters.

“Ne jemi të vetëdijshëm se një numër i vogël i punonjësve tanë në Kinë janë nën hetim dhe për momentin nuk kemi më informacion për të ndarë”, njoftoi AstraZeneca.

Lini një Përgjigje