VIDEO/ Incidenti në Mynih, momenti kur personi i armatosur me bajonetë tenton të hyjë në muzeun e nazizmit

5 Shtator 2024, 16:39Bota TemA

Ky është momenti kur një person i armatosur me një pushkë me bajonetë tenton të hyjë në Muzeun e Dokumentimit të Krimeve të Nazizmit në Mynih, Gjermani.

I riu, i cili u ekzekutua nga policia gjermane mëngjesin e të enjtes, është identifikuar si Emrah I. Sipas shtypit gjerman, ai ishte me kombësi austriake dhe origjinë boshnjake.

Incidenti përkoi me përvjetorin e sulmit të vitit 1972 gjatë Lojërave Olimpike të Mynihut, ku një grup militantësh palestinezë vranë 11 atletë izraelitë. Sipas raportimeve, autoritetet gjermane janë duke hetuar për një lidhje të mundshme midis dy ngjarjeve.

Gazeta austriake Standard dhe gjermania Spiegel raportojnë se personi i armatosur ishte i njohur për autoritetet e sigurisë si një Islamist i radikalizuar.

Ndërkaq, Ministria e Jashtme e izraelite deklaroi se konsullata e saj në Mynih ishte e mbyllur kur ndodhi incidenti, pasi po merrnin pjesë në një ceremony përkujtimore të masakrës së Lojërave Olimpike të vitit 1972.

 

Lini një Përgjigje