Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në qendër të Mynihut, në afërsi të konsullatës izraelite dhe një muzeu për krimet e Nazizmit.
Mediat gjermane raportojne se policia ka qëlluar në drejtim të një personi të dyshimtë, i cili ishte i armatosur, por, nuk janë dhënë detaje në lidhje me identitetin e të dyshuarit apo motivin e ngjarjes.
Në një video, e cila qarkullon në rrjetet sociale dëgjohen të shtëna të shumta.
Aktualisht nuk ka të dhëna për ndonjë të dyshuar tjetër në lidhje me operacionin, tha policia, duke shtuar se forca të mëdha ndodhen në vendngjarje.
Sipas raportimit të mediave gjermane, ngjarja ndodh në përvjetorin e sulmit olimpik të vitit 1972, ku në atë kohë, terroristët palestinezë vranë njëmbëdhjetë atletë izraelitë në Mynih.
Diplomatët dhe punonjësit e konsullatës izraelite ndodheshin aty pranë, për shkak të përkujtimit të përvjetorit të sulmit olimpik. Ministria e Jashtme izraelite njoftoi se asnjë personel konsullor nuk u lëndua.
Lini një Përgjigje