Valë e re sulmesh ruse në Ukrainë, dronët e Moskës kishin pikësynim Kievin

5 Shtator 2024, 11:09Bota TEMA
Valë e re sulmesh ruse në Ukrainë, dronët e Moskës

Mëngjesin e 5 shtatorit, autoritetet e qytetit urdhëruan banorët e Kievit që të mos largohen nga strehimoret, teksa Rusia kreu sulme me dronë kundër kryeqytetit ukrainas.

Sulmet e Rusisë ndaj Kievit nisën gjatë natës, teksa alarmet për sulme ajrore po vazhdojnë.

“Ende janë disa dronë në hapësirën ajrore të kryeqytetit. Mos u largoni nga strehimoret”, paralajmëroi qytetarët kreu i Kievit, Vitaliy Klitschko, shkruan REL.

“Alarmet për sulme ajrore po vazhdojnë. Mbrojtja ajrore po punon në kryeqytet. Qëndroni në strehimore derisa të ndalen alarmet”, këshilloi banorët kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko.

Ushtria ukrainase tha se edhe në disa rajone të tjera, përfshirë Çernihivin dhe Sumin, po sulmohen me dronë nga Rusia, shtet që nisi pushtimin e Ukrainës më 2022.

Lini një Përgjigje