VIDEO/ Të shtëna me armë në një shkollë të mesme në SHBA, 4 persona të vrarë dhe 9 të plagosur

4 Shtator 2024, 19:56Bota TemA

VIDEO/ Të shtëna me armë në një shkollë të

Një nxënës 14-vjeçar ka hapur zjarr në një gjimnaz në XhorxhiaSHBA, duke vrarë katër persona dhe plagosur nëntë të tjerë. Sipas autoriteteve amerikane, autori, tashmë i arrestuar, hyri i armatosur në shkollën e mesme Apalachee dhe hapi zjarr, duke i detyruar nxënësit të fshihen fillimisht nëpër klasa dhe më pas në fushën e futbollit të shkollës, ndërsa oficerët e policisë hynë brenda kampusit.

Viktimat e konfirmuara janë dy nxënës të moshës 14-vjeçare dhe dy mësues. Ndërkaq, të paktën nëntë persona të tjerë, përfshi një nxënës dhe një mësues, kanë mbetur të plagosur, raporton Associated Press.

Autori është identifikuar si Colt Gray, nxënës i po të njëjtës shkollë dhe sipas autoriteteve, ai do të gjykohet si i rritur. Ndërkaq, bëhet me dije se FBI e kishte marrë në pyetje Gray-n një vit më parë, pas disa informative anonime në lidhje me kërcënime online për një tjetër sulm me armë, por më pas agjentët e kanë lënë të lirë.

Sipas Associated Press, sherifi i zonës, Jude Smith, tha se Gray ishte dorëzuar menjëherë pas mbërritjes së oficerëve të policisë. Autoritetet shtuan gjithashtu se nuk kanë arritur ende të zbulojnë motivin e ngjarjes dhe se nuk kanë dijeni nëse autori kishte ndonjë shenjestër specifike brenda shkollës.

Lini një Përgjigje