Presidenti francez Emmanuel Macron emëroi të enjten Michel Barnier si kryeministër të ri të vendit.
Sipas mediave të huaja, njoftimi i shumëpritur vjen rreth dy muaj pasi asnjë parti nuk fitoi një shumicë të plotë në zgjedhjet e parakohshme, duke çuar në një ngërç në negociatat se kush duhet të drejtojë qeverinë.
Barnier është një ish-komisioner evropian dhe ministër i Jashtëm francez nga partia e qendrës së djathtë Les Républicains. Më vonë ai shërbeu si kreu i marrëdhënieve të Komisionit Evropian me Mbretërinë e Bashkuar dhe vlerësohet me negocimin e daljes së kësaj të fundit nga blloku.
Emërimi vjen gati tre muaj pasi zgjedhjet e parakohshme legjislative e futën Francën në një bllokim politik kur asnjë parti nuk fitoi një shumicë të plotë. Aleanca e majtë e Frontit të Ri Popullor i befasoi të gjithë duke marrë shumicën e vendeve, ndërsa koalicioni i Ansamblit të Macron doli i dyti, përpara Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë.
Macron i kërkoi kryeministrit në largim Gabriel Attal të qëndronte në postin e tij për të siguruar stabilitet, veçanërisht pasi Franca priti miliona vizitorë për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike 2024 në korrik dhe gusht.
Konservatorët Xavier Bertrand dhe Michel Barnier, si dhe ish-kryeministri socialist Bernard Cazeneuve ishin ndër emrat e propozuar për kryeministër.
Nuk eshte se negocimet zgjaten 3 muaj o debila te Temes. Pas rezultatit te zgjedhjeve u be nje armepushim i gjate politik se ne France u mbajten Lojerat Olimpike, gjate te cilave nuk u zhvillua asnje debat apo zenke politike per kryeminister, per te mos pasur shperqendrime. Me 11 gusht mbaroi Olimpiada. Vetem 2 jave apo 1 jave tamam ka qe filloi procedura per zgjedhjen e kryeministrit. Michel Barnier eshte nje politikan shume i zoti dhe serioz.
Edhe ky nga ata seriozat e lgbgtq si ai tjetri eshte.
Cfare thua o cope mishi?? Mos fol per personalitete politike qe nuk i njeh. Barnier eshte konservator i mirenjohur.
Iku ai bukurani i ri qe i ngjante Makrones??
Nuk mendoja qe Macroni do zgjidhte nje kryeminister konservator. Jo keq. Puna eshte a do arrije te fornoje qeverine.
Barnier eshte i qendres se djathte. Po edhe Macroni ashtu eshte.
Mishel Barnie eshte nje politikan francez me shume pervoje. Ka 40 vjet ne politike dhe shume i respektuar ne Evrope. Zgjedhje e mencur nga Makronja.
Mishel Barnie eshte nje politikan francez me shume pervoje dhe i respektuar nga gjithe Europa. Ka mbi 40 vjet ne politike. Zgjedhje e mencur nga Makronja.
Ai mistreci mendjemadh i Frances, pse i nderron kryeministrat si kostumet?
Nje tjeter francez i ngrehur arrogant
E nxori me ne fund Makronja kryeministrin
Cfare skile qe eshte ai pinxhoja i Frances. I manovron politikat qe t'i dale gjithmone e vetja.