Ministria kineze e Tregtisë ka bërë me dije se Pekini është gati të ulet në bisedime, pasi ka vlerësuar situatën e krijuar nga tarifat e vendosura prej Donald Trump, por jo pa një reflektim amerikan.
Përmes një publikimi në median sociale X, Ministria kineze gjithsesi thekson se nuk është e gatshme të bëhet pjesë në tryeza, nëse flitet ende për vendime të tilla të pajustifikuara dhe tarifa stratosferike.
Ata shtrojnë çështjen se situata e tillë është më shumë shantazhuese se sa vlerësuese, por që me Kinën të tilla metodologji nuk funksionojnë.
Reagimi i plotë:
Ndërsa SHBA-të kohët e fundit kanë kontaktuar disa herë përmes kanaleve përkatëse, duke shprehur dëshirën për t’u përfshirë në bisedime me Kinën mbi çështjet e tarifave, Kina aktualisht po vlerëson situatën. Në çdo dialog apo bisedim të mundshëm, nëse SHBA-të nuk korrigjojnë masat e gabuara tarifore të njëanshme, kjo do të demonstronte mungesë të plotë sinqeriteti dhe do të minonte më tej besimin reciprok.
Të thuash një gjë ndërsa të bësh një tjetër, apo edhe të përpiqesh të përdorësh bisedimet si mbulesë për shtrëngim dhe shantazh, nuk do të funksionojë me Kinën.
Kina po tregon se eshte e forte per te detyruar USA ne bisedime, sa me gjate te shkoje Kina do t’i lutet Americes per bisedime, te shohim sa gjate so te shkoje…