Zia e bukës është konfirmuar për herë të parë në qytetin e Gazës dhe zonën përreth, ka deklaruar një organ i mbështetur nga OKB-ja, përgjegjës për monitorimin e sigurisë ushqimore.
Më shumë se 500,000 njerëz në Rripin e Gazës po përballen me “uri, mjerim dhe vdekje”.
Organi shton se “kushtet katastrofike” parashikohet të zgjerohen në Deir al-Balah dhe Khan Younis deri në fund të shtatorit.
Raporti prej 59 faqesh, publikuar pak minuta më parë thotë se nuk duhet të ketë “asnjë dyshim në mendjen e askujt se nevojitet një përgjigje e menjëhershme dhe në shkallë të gjerë”.
“Çdo vonesë e mëtejshme edhe me ditë, do të rezultojë në një përshkallëzim krejtësisht të papranueshëm të vdekshmërisë së lidhur me urinë”, shton raporti.
Ministria e Jashtme e Izraelit e hedh poshtë raportin, duke thënë se “nuk ka zi buke në Gaza”.
Kjo vjen ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se kabineti i tij ka miratuar planet për një sulm të ri në qytetin e Gazës.
IDF ka paralajmëruar punonjësit e mjekësisë dhe organizatat ndërkombëtare që të përgatiten për evakuimin e planifikuar të një milion banorëve të qytetit në strehimore në jug.
Pse evropa hesht ,pse evropa nuk bllokon qytetaret israelite te futen ne evrope ,vrasin per dite pa meshire gra femije dhe asnjeri s ndihet ,a ka ndonje rezolute per israelin ,cfare ndryshimi ka nga russia ,pse nuk vendosen sanksione si ne te njejti rast
.. sepse e di qe kjo eshte GENJESHTER dhe thjesht propagande hamasiste e islamisteve dhe pseudomajtisteve!
UNRWA e OKB-se te shpalle edhe zine e letres se bythes! Keshtu gazianet ta lajne bythen me uje te kripur te detit, per dezinfektim!