Koreja e Veriut mohon se po armatos Rusinë: SHBA përhap thashetheme

22 Shtator 2022, 15:09Bota TEMA

Koreja e Veriut mohon se po armatos Rusinë: SHBA përhap thashetheme

Koreja e Veriut thotë se nuk i ka shitur kurrë armë Rusisë dhe nuk ka në plan ta bëjë diçka të tillë. Reagimi nga vendi i izoluar komunist vjen pas raportimeve nga Shtetet e Bashkuara që Moska i është drejtuar Penianit për të rimbushur magazinat me armë.

Qeveria e diktatorit Kim Jong-un akuzon SHBA-të dhe forcat e tjera armiqësore se po shpërndajnë thashetheme për qëllime politike dhe ushtarake. Disa ditë më parë, një zyrtar amerikan ka njoftuar se Rusia po blen raketa dhe municione artilerie nga Koreja e Veriut.


Ai thekson se lëvizje të tilla, bashkë me dyshimet se Moska po blen dhe armë iraniane, tregojnë se sanksionet e perëndimit po pengojnë Rusinë në luftën e saj të nisur në Ukrainë.

Kremlini ka mohuar të dyja dyshimet e ngritura. Çdo shkëmbim armësh mes vendeve të përmendura me Rusinë do të ishte në shkelje të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga Kombet e Bashkuara.

Lini një Përgjigje