FOTOT: "S’duam të vdesim për Putinin, të shkojë vetë në front", Rusia në revolta pas deklaratës së presidentit rus

22 Shtator 2022, 11:36Bota TEMA

FOTOT: "S’duam të vdesim për Putinin, të shkojë

Të paktën në 36 qytete të Rusisë janë mbajtur të mërkurën protesta masive të organizuara kundër shpalljes së mobilizimit të pjesshëm ushtarak nga Putin.


Autoritetet ruse reaguan me dhunë duke arrestuar mbi 1 mijë protestues, mes të cilëve edhe shumë gra. Në Moskë, protestuan edhe shumë gra të cilat brohoritën “Jetë për fëmijët tanë”, dhe “Jo luftës”.

Sipas videove të postuara në rrjetet sociale, qindra persona protestuan në Moskë, teksa protestuesit formuan zinxhir njerëzor, duke u kapur dorë për dore me njëri-tjetrin. Protestuesit po ashtu mbajtën pankarta me ngjyrë të kaltër dhe të verdhë, që janë ngjyrat e flamurit ukrainas dhe brohoritën “Kundër mobilizimit” dhe “Rusia pa Putinin”.


Autoritetet paralajmëruan qytetarët se mund të përballen deri me 15 vjet burgim për pjesëmarrje në këto protesta.
Putin, gjatë një adresimi drejtuar kombit, tha se mobilizimi do të nisë menjëherë. Ky njoftim vjen pasi pushtimi rus i Ukrainës është në muajin e shtatë dhe Kievi së fundmi, përmes një kundërofensive, ka arritur të rimarrë disa pjesë të territorit të okupuar nga forcat e Moskës.


Presidenti rus tha se mobilizimi do të përfshijë vetëm qytetarët që aktualisht janë pjesë e forcave rezervë të ushtrisë dhe që kanë përvojë ushtarake.

 

2 Komente

  1. L
    Leka I Madh

    Me shume police se protestues.

    1. a
      anti25642654censurë

      prandaj arrijnë ti shtypin!! kur të bëhen më shumë demostrusë se policë,atëherë i vënë përpara!!

    Lini një Përgjigje