Kremlini reagon ashpër për sulmin masiv me dronë në Moskë: Perëndimi krijoi një përbindësh

11 Mars 2025, 12:23Bota TEMA
Kremlini reagon ashpër për sulmin masiv me dronë në

Rusia ka reaguar ashpër ndaj sulmit masiv me dronë të kryer nga Ukraina në rajonin e Moskës. Kremlini e konsideroi këtë sulm një paralajmërim për Perëndimin dhe akuzoi  Kievin për përshkallëzim të tensioneve.

Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse tha se ky sulm është pasojë e mbështetjes që Perëndimi i ka dhënë Ukrainës. Ajo tha se Perëndimi është përgjegjës për krijimin e një “përbindëshi” që tani është duke shkaktuar rrezik global.

“Sulmi masiv i Ukrainës me dron ndaj Rusisë duhet të shërbejë si një paralajmërim për Perëndimin për “çmendurinë” e regjimit të Kievit”, tha Zakharova.

Ajo shtoi: “Sot Perëndimi duhet të përballet me çmendurinë e lëshuar të përbindëshit që ata e rritën, e ushqyen, e pajisën dhe e financuan pa kontroll”.Sulmi ka përfshirë Moskën dhe rajonin e saj, duke shkaktuar të paktën tre viktima dhe duke dëmtuar ndërtesa të banimit dhe infrastrukturë të tjera.

Dhjetëra persona janë raportuar të plagosur, kryesisht në qytezën Vidnoje dhe fshatin Jam, afër Domodedovos, sipas guvernatorit të rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se 337 dronë të dërguar nga Ukraina janë rrëzuar, por ende nuk ka të dhëna të sakta mbi numrin e dronëve të përfshirë në këtë sulm, që konsiderohet të jetë një nga më të mëdhenjtë në territorin rus gjatë javëve të fundit.

Ky sulm ka ndodhur në një moment delikat diplomatik, ndërkohë që zyrtarë të lartë amerikanë dhe ukrainas po përgatiten për një takim në Arabinë Saudite për të diskutuar mënyrat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Në javët e fundit, Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase dhe objekteve civile, duke rritur presionin mbi autoritetet ukrainase dhe duke rritur tensionet diplomatike.

Sulmi ka pasur ndikim edhe në trafikun ajror, me agjencinë Federale të Transportit Ajror të Rusisë që ka njoftuar pezullimin përkohësisht të operacioneve në aeroportet Zhukovski dhe Domodedovo. Po ashtu, aeroporti i Vnukovos ka ndaluar pranimin e fluturimeve të ardhshme.

Në këtë situatë të tensionuar, autoritetet ruse vazhdojnë të vlerësojnë dëmet nga sulmet dhe monitorojnë mundësinë e kërcënimeve të tjera të mundshme.

9 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Bukur. Vetëm Rusisë i lejohet të jetë përbindësh. Të tjetëve u takon vetëm të jenë viktima të përbindëshit rus.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      ska faj xaki,kujtonte se kishte copy right të përbindëshit!!ajo,xaki dhe rusia,kanë që nga '14ta që janë përbindësh,dhe jo vetëm me fjalë por dhe me vepra,e tashti që dikush po jua këthen!?kërkojnë dëmshpërblim për patentimin e "përbinshmërisë" së tyre??nëse "përbindëshi"ukrainas do lejohej nga perëndimi,do furrnizohej nga perëndimi!?xaki do ishte azilkërkuese në korenë e veriut me kohë!!falë perëndimit dhe fjalës së mbajtur nga ata,ukrainasit nuk përdorin material perëndimor kundër putanave të kremlinit!

      Përgjigjjuni
    2. E
      Evropa do ta munde Rusine

      Bravo Ukraina.

      Përgjigjjuni
      1. S
        SAS

        Ky eshte nje lajm shume i mire per ukrainen dhe gjithe europen,kjo tregon se ariu eshte ulur ne gjunje pa dhembe europa duhet ta furnizoj ukrainen me arme deri ne dorzimin e plote te Putinit dhe donald tramp.

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          jo vetëm këta të dy por dhe JD(donald) Vans!ky i fundit flitet sikur është zagari që drejton me të vërtetë donaldin portokalli ose don47ën!

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kapterri

          Rusia eshte vend i mbarum ushtarakisht dhe ekonomikisht.I rrofte Amerika tani,se per lesh kishte per te shku.E ka bo Ukraina lesh e li,ja ka çu dronet deri ne Kremlin.Rusia,e ka ne doctrinen e saj te luftes,kush sulmon ne token,hapsiren ruse,do i godasi me arme berthamore,por Ukraina e ka sulmuar me dhjetra here,dhe noc rrokun.Ndoshta nuk ka fare arme berthamore,ja fut kot,por edhe po pati,ti marre ti fusi ne byth.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pordhe rusesh te lodhur

            Ku do i hedhi? Zere se ja hedh vetes. Po fry era nga Rusia e hengri te gjatin nga radioaktiviteti

            Përgjigjjuni
          2. A
            Alidems

            Futini dhe ju nje bumje qijini robt zhdukini nga faqja dheut

            Përgjigjjuni
            1. A
              ALB Patriot

              Sakte.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje