Sekretari amerikan i Shtetit: Ukraina duhet të bëjë lëshime, është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës

11 Mars 2025, 10:43Bota TEMA
Sekretari amerikan i Shtetit: Ukraina duhet të bëjë

"Ukraina duhet të braktisë disa nga territoret e pushtuara nga Rusia që nga viti 2014, në mënyrë që të ketë ndonjë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës", tha të hënën Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio, gjatë udhëtimit të tij në Arabinë Saudite për bisedimet e paqes të planifikuara me delegacionin ukrainas.

Rubio theksoi se koncesionet nga Kievi janë e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund pushtimit në shkallë të gjerë të nisur nga Rusia në Ukrainë në shkurt 2022.

“[Ukrainasit] kanë vuajtur shumë dhe njerëzit e tyre kanë vuajtur shumë, dhe është e vështirë pas diçkaje të tillë të flasim edhe për lëshime,” u tha ai gazetarëve duke shtuar: “Por kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund gjithë kësaj dhe për të shmangur më shumë vuajtje”.

Bisedimet vendimtare të planifikuara në Arabinë Saudite janë bisedimet e para të nivelit të lartë midis zyrtarëve amerikanë dhe qeverisë së Kievit që nga përplasja verbale e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me Donald Trump dhe zëvendëspresidentin amerikan J.D. Vance në Shtëpinë e Bardhë, përpara kamerave të mediave ndërkombëtare.

Duke shtuar se “asgjë nuk do të para-negociohet”, Rubio tha se pala amerikane do të kërkojë të kuptojë se çfarë është “i gatshëm të bëjë Kievi për të bërë paqe” dhe për t’i dhënë fund luftës.

“Mund të mos jetë në përputhje me atë që rusët janë të gatshëm të bëjnë,” vuri në dukje ai, duke shtuar se “kjo është ajo që ne duhet të zbulojmë.”

Ukraina ka përjashtuar prej kohësh një marrëveshje armëpushimi që do të bënte që Rusia të dorëzonte territorin, duke përfshirë gadishullin e Krimesë, të cilin Vladimir Putin e pushtoi në vitin 2014. Në vend të kësaj, qeveria ukrainase po kërkon një “paqe të drejtë” në të cilën Kremlini do të paguante dëmshpërblime për luftën trevjeçare.

13 Komente

  1. s
    shori

    Kujdes, Rubio...! Ke marre leje nga Merua dhe trimat e tij zorrethare, idiote e analfabete, per keto qe ben...???!!! Kuku moj nene, ku jemi katandisur...!

    Përgjigjjuni
    1. E
      E shkreta Amerike, ne duart e Trump-Rubio

      Rubio eshte cilimi, keshtu e ka cilesuar Trump dora vete.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        More degjenerate ,ti bej presion rusise se ajo e filloi luftën,jo Ukraina qe eshte viktima.Apo bëj cubin me të dobtin ,dhe hiqi brekët para putinit ? Robqirë.

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          ai nuk ka marrë as nga pidhi i satëme e jo më nga merua!!

          Përgjigjjuni
        2. i
          i indinjuari

          Po pse duhet te coptohet nje komb,me çfar te drejte,pse te gjunjezohet populli Ukrainas para zaptusit etj .. se do Putini do Amerika apo Oligarket amerikan dhe rus. Ju te mençmit qe thoni keto xhevaire i kini parasysh te drejtat nderkombtare te njeriut ,te shteteve te kombeve ?????????? se JO shpallini ta marre veshe tere bota se kush jeni dhe kush jemi. Bote e shkelqyere me njerez shume te ndyre dhe pa tru.

          Përgjigjjuni
          1. !
            !!??

            Na hëngresh kakën ti indinjuar bashkë me cenosumën, po e drejta e vetëvendosjes të popujvet pse nuk e përmënd!? Kombi russ të jetojë nën sundimin e nje pakice katolike të ukrainës…!?

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              !!??, o të qifshin qënt e botës,nëse i indinuari ka harruar"e drejta e vetëvendosjes të popujvet ",ti mos vallë ke harruar të drejtën e çeçenëve,për të njëjtën gjë??përse nuk të kujtohet ty e drejta dhe më pas masakrimi i çeçnëve nga rusët për të mos vetvendosur se ku do të jetonin??o bir kuvet,nëse katolikë e ortodoksë(dhe ukrainasit janë ortodoksë si rusët e jo katolikë)janë të të njëjtit besim,dhe mund të merreshin vesh me njëjri tjetrin nëse do ishte problem besimi,çeçenët dhe rusët kanë dy besime komplet të ndryshme,për të mos thënë të kundërta!!përse çeçenët myslymanë duhet të jetojnë,sundohen,nga rusët të krishterë ortodoksë??ma merr mëndja se piçka e satëme nuk ti ka shpjeguar të gjitha!të ka treguar vetëm ato që ia bëjnë qefin asaj!përfshi dhe karët me shumicë!!

              Përgjigjjuni
            2. M
              Marco Rubio minoritar nga Kuba

              Rubio eshe familje koministesh nga Kuba, cfare te presin amerikanet prej tij.

              Përgjigjjuni
              1. a
                anti25642654censurë

                rubio,dita e hirit(kryqi në ballë)""Ukraina duhet të braktisë disa nga territoret e pushtuara nga Rusia që nga viti 2014, në mënyrë që të ketë ndonjë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës",shyqyr po na thua se rusia është pushtuese që nga '14ta!!një hap përpara,por në të njëjtën kohë,na thua se ukraina duhet të heqë dorë nga teritoret e saja të pranuara nga presidentët rusë,jelsin e putanë,përjashto medin,të cilit nuk ja ka kërkuar askush!!më pas kristiani i devotshëm rubio na thotë se “Por kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund gjithë kësaj dhe për të shmangur më shumë vuajtje”.paska vetëm një mënyrë për të arritur paqen??pranimi i pushtmit është një mundësi,por jo e vetmja!!mundësitë janë të shumta,dh enjë nga ato është çlirimi i tërë teritoreve për të arritur kufijt e pranuara nga rusët në 1991!!bastardi trampist rubio,duhet të mendojë më shumë para se të hedhë poshtë atë që amerika prej 80 vitesh përpiqet ta shëndrojë në rregull,ligji botëror!!"kufint nuk ndryshohen me anë të forcësh ushtarake"!!

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Emigranti

                  Këto këlyshat e Tramit kujtojnë se kufijtë shtetëroj janë fusha golfi dhe mund të ndrojnë pronësi që mund të shiten e blihen. Zgjou EU sa s‘është vonë!

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    anti25642654censurë

                    nuk e tha kot havel"më të këqinj se komnistët janë komuistët antikomunist"!e ky është një emigrant,i konvertuar në nacionalist i bijëzuar!!

                    Përgjigjjuni
                  2. d
                    demokrati

                    5000 mercenare kubane me bekimin e havanes jane ne lufte kunder Europes ne frontin e Ukraines.marco ka zgjedhur ti sherbej diktatures kastriste ne frontin diplomatik.Bota demkratike priste qe femija e refugjateve kubaneze, te kishte synim lirite dhe te drejtat e njeriut ne kube dhe venezuela, apo marco e ka problem demokracine ne Bruksel dhe jo tiranine ne havane.Nga nje mbrojtes i perbetuar i trashgimise reganiane te partise republikane ne nje klloun oborri qe po rrezon rendin dhe sigurine boterore te ndertuar nga nje sere administratash republikane dhe demokrate.

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      anti25642654censurë

                      demo,të ikësh nga diktatura kubane(o çdo lloj diktature)nuk të bën patjetër demokrat!!si duket,o i jati,o ky vetë nuk kanë ikur se janë demokratë,por thjeshtë se nuk është diktatura e tyre!!ndoshta markinua,nuk kërkon shëndrrimin e kubës nga diktaturë në demokraci!ai do,ndoshta,rrëzimin e diktaturës kastriste!zëvëndësimin e saj me një të tijën!!

                      Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje