Kreu i Dumës paralajmëron hakmarrje bërthamore në Ukrainë

22 Janar 2023, 18:20Bota TEMA

 

Kreu i Dumës paralajmëron hakmarrje bërthamore në

 

Kreu i Dumës shtetërore ruse tha se premtimi nga Perëndimi që t’i ofrojë armë shtesë Kievit mund të çojnë në një nivel të ri luftën në Ukrainë, që mund të rezultojë në një “katastrofë globale”.

Vyacheslav Volodin shkroi në Telegram se “nëse Uashingtoni dhe shtetet e NATO-s furnizojnë me armë, që mund të përdoren për të goditur qytetet civile dhe për përpjekjet për të marrë nën kontroll territoret tona… kjo do të çojë në ndërmarrjen e masës hakmarrëse, duke përdorur armët më të fuqishme”.

Këto komente të kreut të Dhomës së Ulët të Parlamentit rus gjerësisht janë kuptuar se kanë të bëjnë me armët bërthamore. Ai i shtohet listës së zyrtarëve rusë të cilët së fundmi kanë kërcënuar me një përshkallëzim të madh të luftës së paprovokuar që Kremlini nisi kundër Ukrainës 11 muaj më parë.

Deklaratat po ashtu vijnë pasi përfaqësuesit e 54 shteteve javën e kaluar u mblodhën në Gjermani për të koordinuar ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën. Anëtarët e Grupit të Kontaktit për Ukrainën më 20 janar njoftuan për një paketë të re të armëve – përfshirë sisteme të mbrojtjes ajrore, raketa dhe armatime të tjera – me qëllim që të ndihmojnë Ukrainën të kryejë një kundërofensivë për të dëbuar forcat ruse nga territori ukrainas.

Në shtator, Rusia aneksoi katër territore ukrainase – rajonet lindore të Donjeckut dhe Luhanskut dhe rajonet jugore të Zaporizhjës dhe Hersonit – pasi mbajti të ashtuquajturat referendume.

Aneksimi i territoreve ukrainase u dënua nga Kombet e Bashkuara dhe ky veprim i Moskës njihet vetëm nga aleatët e saj në OKB, Siria dhe Koreja e Veriut.

Më 2014, Rusia aneksoi paligjshëm Gadishullin ukrainas të Krimesë pasi forcat ruse pushtuan këtë territor. Moska po ashtu mbështeti separatistët në luftën e tyre kundër forcave ukrainase në Donjeck dhe Luhansk. Ukraina është zotuar se do të rimarrë të gjitha territoret që janë pushtuar nga forcat ruse dhe ka thënë se heqja dorë nga territori i saj është i panegociueshëm në ndonjë dialog të mëvonshëm për paqe.

Volodin tha se Uashingtoni dhe Brukseli e kanë përgjegjësinë që të mos e përshkallëzojnë luftën në Ukrainë, ku forcat ruse janë dënuar ndërkombëtarisht nën supozimet se kanë kryer krime të luftës dhe kanë goditur caqet civile, infrastrukturën e energjisë, me qëllim që të dobësojnë fuqinë e Ukrainës gjatë dimrit.

“Anëtarët e Kongresit [amerikan], ligjvënësit e Budestagut, të Asamblesë Kombëtare të Francës dhe të parlamenteve të tjera evropiane duhet ta kuptojnë përgjegjësinë e tyre ndaj njerëzimit”, shkroi Volodin.

“Me vendimet e tyre, Uashingtoni dhe Brukseli po e çojnë botën drejt një lufte të tmerrshme: drejt një veprimi krejtësisht të ndryshëm ushtarak nga ai i sotmi”.

Volodin po ashtu i përshkroi si “të paqëndrueshme” argumentet e supozuara nga fuqitë bërthamore se ata nuk kanë përdorur armë të shkatërrimit në masë në konfliktet lokale. Sipas tij, “këto shtete nuk janë përballur me një situatë ku ekziston një kërcënim për sigurinë e qytetarëve të tyre dhe integritetit territorial të shtetit të tyre”.

Kremlini ka thënë se pushtimi i tij i paprovokuar i Ukrainë ka evoluar në luftë me SHBA-në dhe shtetet evropiane. Moska ka argumentuar se lufta është e nevojshme për të eliminuar një kërcënimin ekzistencial për Rusinë. Kryeqytetet perëndimore kanë hedhur poshtë sugjerimet se NATO apo shtetet perëndimore paraqesin një kërcënim të tillë për Moskën.

Më 19 janar, ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, paralajmëroi NATO-n se mposhtja e Rusisë në Ukrainë do të mund të nxiste një luftë bërthamore.

Po të njëjtën ditë, ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, tha se Rusia do të hakmerrej nëse armët perëndimore përdoren për të goditur Krimenë e pushtuar nga Rusia, duke thënë se “thjesht është e pamundur të mposhtet Rusia”./ Radio Evropa e lirë

11 Komente

  1. P
    Paqësori

    Avash ti zagar, se do ja u rruash bythen gjithe botës. Na çatë bythen, u ka ngelur ne majë të gjuhës, bërthamore, bërthamore. Paskeni qënë kriminelët me te mëdhenj të rruzullit tokësor. Ju duhet të përjashtoheni menjëherë si Anëtar të Përherëshëm të Këshillit të të OKB-së. Si anëtar të përherëshëm të keshillit të sigurimit të OKB, duhet të jenë shtete që promovojnë paqe e jo luftë.

    1. z
      zhvejku

      E vertet eshte ti pakqor, se rusia bombat berthamore i ka ber per te trembur macet e perendimit. Pastaj per ke bote po flet kur 75% e shteteve te botes jane me rusin,fillo me kinen, india, brazili, afrika e jugut, arabia saudite,irani, tere shtetet e am.latine dhe te afrikes. te azis me perjashtim te japonis, kores se jugut dhe tajvanit, apo quan bote ameriken, bashkimin europian e komonuelltin anglez. Thuaj i dhent zoti mend mos arijne ne nivelin e amirikaneve se ata kan eksperienc ne hedhjen bombave berthamore.

      1. a
        anti25642654censurë

        po të qifça robt,po,o personazh i hashekut!! por asnjë nuk i çon asnjë plumb të vetëm!!ajo pjesa 25% që ka paratë e botës,po e mbysin ukrainën me material ushtarak!dhe mos harro një diçka të vogël o bqir!!të tërë këta "miqt" e rusisë,ose putanës,"po e ndihmojnë" duke ja blerë eksportin me vlerë të ulët!pra po e zhvasiiiiiin!! he të qifsha robt sikur të bëhej lufta me votim"një antar,një votë",gjithë luftërat do ti kishte fituar kina!!o robqir,ti ha supën që fiton çdo ditë me këtë llogjikën tënde vetvrasëse,dhe shpreso që putana nuk bën gafën e të lëshojë ndonjë nga ato që ka "ber per te trembur macet e perendimit.",se jo vetëm ajo do shkojë në pidh të satëme por dhe një pjesë e mirë e ne të tjerëve!!se të garantoj se këta "të maceve të trëmbura",nuk do rrinë e të kërkojnë ku janë fshehur"macet"!!

    2. x
      xhoxhi

      Që kur k filluar rusët me nder po na çajnë prapanicën me bobmbat bërthamore.Po pse ore idiotë vetëm ju keni bomba?Amerika,Anglia,Franca etj nuk kanë bomba?Po ja u mbajti përdorini por të parët në var do shkojë rusët pastaj të tjerët.

      1. P
        Pordha e pa plasur e zhvejkut.

        Zhvejk, qënke nje antiamerikan si ata të Saliut. Po ta kruaj me amerikanet pa e shikon se ku do ti vejë bytha Putinit. E ke parë që të gjitha armatimet Ukraina kalojnë nepermjet vendeve fqinje të Ukrahinës, që janë anetar të Natos. E pse s’ja mban bytha Putini të sulmojë një nga këto vënde. Nuk ja mban se pastaj e di ai vet se si do shkojë, në hale të gomareve, bashke me ty Zhvejk. Rusia nuk meriton te jetë anetare e përhereshme e Këshillit të Sigurimit të OKB. Zhvejk, t’i pa Amerikën as shurrën nuk bën dot. Shko lexo idiot, se edhe Zhvejku ishte më i mënçur se ti.

        1. a
          anti25642654censurë

          të kujtohet kur dy rraketa ukrainase shpërthyen në poloni?? të kujtohet reagimi rus?? "jo,jo, jo,nuk kanë qënë tonat!!",kur baiden dhe pentagoni thanë se janë ukrainase,rusët menjëherë lavdëruan"ndershmërinë amerikane"!! po të ishin këta "që të hanë mutin me bomba atomike",asqë kishin për ta rruajtur fare,as që kishin për ta,përmëndur fare faktin!! ke dëgjuar ndonjëherë baidenin të përmëndë armët bërthamore??jo,por ka thënë "rusët e dinë fare mirë se çfarë do të ndodhë nëse ata i përdorin!i kemi paralajmëruar për pasojat katastrofike që do të ndodhin nëse përdorin armë bërthamore"!pra nuk del në TV si big bradhërs,e të bëjë pordhë!!ta bën një telefon,të çon një zyrtar që të thotë "provoje po ta mbajti,të shkërdhej robt,nga i pari tek i fundit"!!

          1. L
            Loku

            O antisuma mer ganimeten dhe femrat e fisit dhe nisu ne ukrain ne vijen e par qe ta shikojme trimerin o zarbe.

            1. a
              anti25642654censurë

              lok,si doli mami këtë javë??e kishte bërë normën??apo e le në punë deri sa ta plotësonte??o i pashpirt,dhe ajo ka nevojë për ndonjë ditë pushim,pastaj mos harro se u plak e shkreta!!i është bërë çorap vrima,nuk i shkon kush!!prandaj e jep lirë!dy të qira për një pagesë!!u bo dhe ajo si ato supermerkatot me të lirë!!"paguaj një e merr dy"!! apo e ndihmon ti??kurvarët paguajnë një dhe qijnë ty e tët ëmë??

          2. z
            zhvejku

            Ndersa ti pordhac me kete tru sperm gomari anticensura pse ju djeg aq shume!!?? Ju siguroj qe Putini ska per ta legalizuar shoqaten tuaj te homove qe ta tundni bythen ne Moske. Sa per antiamirikan e pro Sali, gabon! Ata qe lobuan me rubla ruse per Saliun dhe fotokopjen e saliut (Lulin) ishin amerikan. Apo dhe ata qe i moren rublat te konvertuar ne dollar jane antiamerikan. Ju vazhdoni zanatin po mos haroni ta pudrosni sumen si bythqim amerikan qe jeni!!

            1. k
              kacaku

              o Zhvejku , o te qifshin robt librin e shtepise ....ty dhe Loku karit , robt ku ti keni o plera

          3. L
            Loku

            E kan krujt shum vende me Rusin(Suedia,Polonia,Turqia,Franca,Gjermania 2 here, e disa vende te tjera dhe perfundimi dihet.

            Lini një Përgjigje