A donte Gorbaçiovi ta shkatërronte Bashkimin Sovjetik? A mund të ekzistonte akoma sot Bashkimi Sovjetik?

22 Janar 2023, 16:45Bota TEMA

A donte Gorbaçiovi ta shkatërronte Bashkimin Sovjetik? A mund

A mund t’i përfundojë putinizmi reformat?

Pyetje rreth perestroikës që ngurronit t’i bënit, edhe kaq vite më pas.

Më 25 prill të vitit 1985, Komiteti Qendror i PartisëKomuniste të Bashkimit Sovjetik mbajti një seancëplenare që tani konsiderohet si fillimi i perestroikës. Këto transformime qenë të lidhura drejtpërsëdrejti me Mikhail Gorbaçiovin, Sekretari e Përgjithshëm i ri popullor i partisë. Po pse perestorika përfundoi me kolapsin e Bashkimit Sovjetik? A mund të ishte reformuar vendi nëndonjë mënyrë tjetër? Çfarë roli luajtën policia sekrete dhe amerikanët në gjithë këtë? Për përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve për perestroikën dhe më gjerë, Meduza ju drejtua Andrei Kolesnikov, anëtar i lartë dhe Kryetar i Programit të Politikave të Brendshme dhe Institucioneve Politike Ruse në Carnegie Moscow Center.

 

A kishte realisht nevojë Bashkimi Sovjetik për perestroikë?

Procesi me të cilin Bashkimi Sovjetik braktisi socializmin mund të ishte quaajtur diçka tjetër, por ky transformim nëvetvete që i pashmangshëm. (Rastësisht, fjala perestroikaose “rishikim” u përdor nga shumë, përfshi Pyotr Stolypin, për të përshkruar reformat e mëdha të Rusisë nëvitet 1860s). Stanjacioni nuk ishte vetëm metaforë, por gjendja aktuale e Bashkimi Sovjetik, kur kontrata sociale kombëtare ishte katandisur në “Ne pretendojmë tëpunojmë dhe ju pretendoni të na paguani”. Shteti sovjetik ishte bërë një imitim i madh i të gjithë gjërave. Cinizmi kishte përmbytur shoqërinë dhe strukturat e “mëdha”pushuan se mobilizuari njerëzit në mbështetje të regjimit. Thënia “hajde vizito Rust Belt, që do të ulë të ndenjurat e mia” e kap sesa seriozisht njerëzit e merrni zellin e përpjekjeve publike sovjetike.

E dimë faktorin kryesor që e dobësoi Bashkimin Sovjetik:çmimet e larta e lëndëve të para. Kjo e ardhur e bëri tëmundur të shmangeshin reformat dhe të mbylleshin me importe vrimat në furnizimin ushqimor: mishi nga Zelanda e Re ishte më i lirë sesa po të sigurohej brenda.Për pasojë, Bashkimi Sovjetik u bë importuesi më i madh i ushqimit në botë. Në fillimin e viteve ’80, importet i kalonin eksportet me më shumë se 15 miliard dollarë. Për shembull, në vitin 1984 blerjet e grurit arritën 46 milion tonët, nga vetëm 2.2 milion tonët e 1970.

Por kishte probleme edhe më të thella me sistemin sovjetik, praktikisht joefikasiteti total i ekonomisë sëkomanduar të jotregut. Ky problem ishte se prodhonte mallra për të cilat, në shumicën e rasteve, mund të kishte vetëm kërkesë artificiale – një prej tipareve kryesore e njëekonomie të planifikuar. Si rezultat, kjo e ashtuquajtur kërkesë e paplotësuar rritej, duke nënkuptuar se pak mund të blihej me paratë në xhepat dhe në kursimet e njerëzve.Nga fillimi i perestroikës, koeficenti i rritjes vjetore e kërkesës së paplotësuar kishte arritur 16%.

Në mesin e viteve ’80 një kërkues i nivelit të ulët i quajtur Vitaly Naishul në Komisionin e Planit të Shtetit tëBashkimit Sovjetik shkroi një libër të titulluar “Another Life”, ku përshkruante bëmat e një lloji të paprecedent ekonomie ku prodhimi aktualisht përfaqëson atë qënjerëzit kanë nevojë. Rezultoi se kjo nuk qe aspak fantazi! Një tjetër tipar fatal i ekonomisë sovjetike qe militarizimi ekstrem i saj. Shumica e ekonomisë i përkushtohej luftës.Rënia kolosale në prodhim që ndodhi më pas, në fillimet e viteve ‘90, qe kryesisht për shkak të kolapsit të kompleksit ushtarako – industrial sovjetik. Shkalla e shpenzimeve mbrojtëse dhe pjesa e tyre në PBB qenë të klasifikuara gjatë epokës sovjetike, por edhe dëshmitë rastësore sugjerojnë deformime të panatyrshme: në vitet ’70, Bashkimi Sovjetik prodhonte 20 herë më shumë tanke se Shtetet  e Bashkuara. Në një masë të madhe, kjo diktohej jo nga nevoja ushtarake, por nga nevoja për të ruajtur punësimin në vendet e prodhimit. Një vend që shpenzon tëgjithë ekzistencën e tij duke u përgatitur për luftë u shkatërrua në një garë armatimesh dhe u gjunjëzua prej mbështetjes së tij për shtete satelite dhe parti komuniste “simotra”.

Retorika lidhur me nevojën për NTP — nauchno-tekhnicheskii progress (progres shkencor dhe teknologjik) — rezultoi në asgjë. Në praktikë, kjo përfundoi nëkopjimin e  teknologjive dhe prodhimin perëndimor e raketave më të avancuara në vend të këpucëve tëpërparuara dhe armëve më të mira në vend të gjalpit. Por edhe më i rëndësishme qe e ashtuquajtura “mbretëri shpirtërore”. Askush nuk besonte më tek komunizmi. Shoqëria ishte e demotivuar dhe hajnia e korruppioni qenëbërë mënyra ristrukturimi të jetës së përditshme, qëkorrespondonte me logjikën e prodhimit jotreg dhe mungesën e lëndëve të para (rrushfete kur vinte puna tek shitjet me shumicë dhe folja sovjetike “dostat’” — “tëalokosh”). Më saktësisht, ky qe një treg i ashtuquajtur admnistrativ: zyrtarë të shumtë prokurimi udhëtonin nëpër vendin e pafund, duke i pajisur ndërmarrjet e tyre me komponentët e nevojshme bazuar mbi logjikën “ti kruaj shpinën time; unë kruaj shpinën tënde”.

Lëvizja disidente që u formësua midis viteve 1965 dhe 1966 qe nën kontroll të rreptë, por rezultoi të ishte me goxha influencë – të paktën për grupe sociale progresiste dhe klasën e mesme e arsimuar të konsoliduar — pavarësishht valës së represioneve dhe shktërrimit fizik tësaj në gjysmën e parë e viteve ‘70. Kurse grupet klandestine antishtetërore nuk ëndërronin më për “socializëm real”, si në vitet ’50 dhe fillimvitet ’60: ato donin tani që regjimi sovjetik të zhdukej një herë e mirë. Në periudha të ndryshme gjatë ekzistencës së Bashkimit Sovjetik, midis 8 dhe 30 milion njerëzve dëgjonin radio perëndimore dhe kjo nuk qe e kufizuar vetëm tek inteligjenca e rafinuar. KGB-ja ishte sidomos e frikësuar nga fakti  që shpesh studentë dhe nxënës shkollash i kishin veshët tek radioja.

Në fundin e viteve ’70 dhe fillimin e viteve ’80, Bashkimi Sovjetik u godit nga trazira që nuk qenë aspak intelektule:trazira në Novomoskovsk, demonstrime antipolicore nëOrdzhonikidze (Vladikavkaz i sotëm), përplasje etnike nëDushanbe dhe bile edhe një revoltë nga rekrutët në njëkarvan trupash. Sigurisht, kjo vështirë se është një listë e hollësishme e të gjithë turbulencës së protestave tëatëhershme. Hapi final i Byrosë Politike drejt e nëhumnerë qe lufta sovjeto – afganase. Askush nuk donte qëushtarët sovjetikë të vdisnin në territor të huaj për hatër tëpak gerntokratëve dhe aleatëve të tyre. Bashkimi Sovjetik u shkatërrua moralisht në luftën afganase, sikur të kishte rënë në një fushë të madhe plot me mina antipersonel, qëështë diçka të cilën shumë njerëz tani e harrojnë. Tjetra, në fillimvitet ’80 patëm një “garë predhash artilerie” me vdekjet e njëpasnjëshme e sekretarëve të përgjithshëm Brezhjnev, Andropov dhe Chernenko. Nuk e kujtojmë mëkëtë, por sipas kujtimeve të shumë punonjësve të partisëdhe të vetë Gorbaçiovit, e gjithë elita e partisë – “gjaku dhe mishi” i saj, sekretarët e komiteteve rajonale – dhe i gjithë vendi do të donin  ndryshim dhe lidership të ri.Partia e mirëpriti faktin që një Sekretar i Përgjithshëm relativisht i ri si Mikhail Gorbaçiovi arriti t’i manipulojëtë vjetrit. Fitorja e tij qe një lehtësim i madh për vendin dhe shokimi i parë qe se Gorbaçiovi fliste pa një skenar paraprak.

 

Çfarë donin saktësisht të “ristrukturonin”? A donin tëndërtonin kapitalizmin në vend të socializmit?

Gorbaçiovi nuk donte absolutisht që t’i rindërtonte themelet socialiste e shtetit e tëë shoqërisë. Ai ndershmërisht besonte se socializmi sërish dispononte ende rezerva të jashtëzakonshme të brendshme dhe se ia vlente të shfrytëzoheshin ato, ashtu sikur patën zbuluar vendburimin e naftës Samotlor në vitet ‘60 (që e dërgoi vendin në një gjallërim stanjant të pezulluar) dhe se gjithçka do të kthehej menjëherë  në jetë. Midis fjalimshkruesve dhe miqve të tij në Byronë Politike, Gorbaçiovi ndante shpesh mendimiet e tij lidhur me shkrimet e Leninit teksa rilexonte tekstet. Ai besonte sinqerisht tek socializmi. “Më shummë demokraci, mëshumë socializëm”: ky ishte  slogani i tij.

Ideologjikisht, ai synonte që t’i dobësonte ffrerët dogmatikë dhe rizbulonte “Leninin e mirë” si tëkundërvënë me “Stalinin e keq”. Në politikën e jashtme, ai donte t’i jepte fund përplasjes me Perëndimin, sidomos kur vinte puna tek armët bërthamore. Me ekonominë, ai donte rritje të përshpejtuar. Në fakt, “përshpejtimi” qe fjala e kyçe e perestroikës fillestare. Dukshëm rezultoi qëtë ishte një gabim serioz. Në vend të që të minimizohej çlirimi i forcave të tregut dhe t’u jepej pavarësi relative ndërmarrjeve të paktën brenda kornizës së reformës Kosygin të pezullur më parë, pati një injektim tëpakontrolluar të investimeve në mjaft sektorë, sidomos nëinxhinierinë mekanike. Rritja u përshpejtua, përveçse ajo që u rrit qe prodhim produktesh për të cilën konsumatorët nuk kishin nevojë. Keni dëgjuar për art për hir të artit?Hëm, ky qe prodhimi për hir të prodhimit. Me sa duket, Gorbaçiovi u kthjellua pas disa kohësh dhe Plenumin i Komitetit Qendror i qershorit 1987 shënoi fillimin e njëorvatjeve për të futur reforma reale ekonomike. Me sa duket edhe këto reforma qenë shumë të matura dhe jo tamam të orientuara nga tregu; në thelb ato i siguronin pavarësi më të madhe ndërmarrjeve shtetërore.

Pas këtij fillimi të shpejtë, siç pritej, reformat shpejt ngecën: projekti ishte i kufizuar prej caqeve të ekonomisësocialiste. Që të lançonte një treg real, Bashkimit Sovjetik i duhej që të hiqte kontrollin e çmimeve, të pastronte fiinancat, t’i jepte fund deficitit buxhetor dhe të pushonte së akumuluari borxh të jashtëm. Nuk kishte vullnet tëmjaftueshëm politik për t’i ndërmarrë këto reforma dhe jetës së ekonomisë socialiste gjithsesi po i vinte fundi:mallrat po zhdukeshin nga raftet dhe inflacioni po rritej nëmënyrë të pandalshme. Askush nuk guxonte ta çante këtëabses deri në ardhjen e Yegor Gaidar, Kryeministrit tëparë të Rusisë, pasi Bashkimi Sovjetik tashmë ishte shembur.

A donte Gorbaçiovi ta shkatërronte Bashkimin Sovjetik?

Nëse Gorbaçiovi donte diçka, ajo ishte ruajtja e socializmit dhe e Bashkimit Sovjetik. Pas 1990, ai qe nëfakt President i Bashkimi Sovjetik dhe donte të qëndronte në këtë post. Ai i rezistoi separatizmit të republikave sovjetike dhe nisi një luftë kundër Boris Jelcinit, i cili ishte i interesuar në sovranizimin e Rusisë. Gorbaçiovi lançoi Procesin Novo-Ogaryovo, në tentativën e ruajtjes së Bashkimit pa shtetet balltike e larguara. 20 gushti i 1991 supozohej të shënonte kulmimin e këtyre përpjekjeve: nënshkrimin e një Traktati Bashkimi të ri.Megjithatë, këto plane u ndërprenë pappritmas më 19 gusht nga një tentativë grushti shteti. Puçi i Gushtit certifikoi vdekjen e Bashkimit Sovjetik disa muaj përpara Marrëveshjes Belavezha dhe, më 25 dhjetor 1991, flamuri sovjetik u ul më së fundi në Kremlin.

Gorbaçiovi donte të jepte më miri, por vështirë se e imagjinonte se dobësimi i marksizëm – leninizmit dhe i frenave administrative do të fillonte të shkatërronte barrierë pas barriere: pengesat e censurës ranë, vendi filloi të përthithë libra që nuk i kishte lexuar gjatë dekadave tësundimit sovjetik dhe pati një emergjencë për organizata, lëvizje dhe klube të reja informalë. Procesi i emancipimit politik u shndërrua në ortek dhe Gorbaçiovi mund tëvraponte që të dilte përpara masës së akullt, në orvatjen e shpëtimit të fytyrës së tij. Bashkimi Sovjetik, siç qenëmësuar të thonin, mund të ekzistonte vetëm mbi një“themel të qëndrueshëm marksist - leninist”. Pa të, mbeteshin vetëm thërmijat e perandorisë. Për më tepër, gjithçka mund të kishte  rënë shuummë më shpejt sikur tëmos ishte për perestroikën e Gorbaçiovit. Glaznosti dhe përpjekjet e tij për t’u dhënë ndërmarrjeve, bizneseve individuale të ligjëruara dhe kooperativave shansin për tëfituar para ndihmmooi që të vonohej momenti i kolapsit politik dhe ekonomik.

Gjithashtu, Bashkkimi Sovjetik qe i dënuar për shkak se demokratizimi zgjoi lëvizjet kombëtare në republikat kombëtare e Bashkimit Sovjetik. Për më tepër, pranimi i protokolleve sekrete të Paktit Molotov – Ribbentrop e përshpejtuan shkëutjen praktike e vendeve balltike nga Bashkimi Sovjetik, një proces që më së pari ishte emocional dhe psikologjik. Kaukazi, një rajon strehëlëvizjesh të fuqishme dhe pasionante që u zhytën nëluftëra etnike, gjithashtu po shkëputeshin. Bashkimi Sovjetik mund ta përballonte një tjetër luftim në llogore dhee qe thuajse e pamundur të ruhej Bashkimii Sovjetik pa Ukrainën. Nga fundi i mbretërimiit të tij, Gorbaçiovi mbeti vetëm me Rusinë dhe republikat qendroaziatike.Çfarë dreq Bashkimi Sovjetik ishte ky? Edhe Rusia ishte nisur në udhëtimin e saj sovran, që kënaqte jo vetëm demokratët, por edhe të kundërshtarëve ideologjikë tëtyre, patriotët – nacionalistë rusë, që tani mbajnë zi për humbjen e “Pushtetit të Madh” të tyre. 

Jelcini ishte pro apo kundër perestroikës?

Boris Jelcini ishte një sekretar komiteti rajonal i talentuar me një nuhatje të shkëlqyer të situatës politike. Ai kishte instinkte demokratike dhe një ambicje të fortë për pushtet, duke mishëruar kështu saktësisht llojin e personelit qëkërkonte ajo kohë. Vështirë se mund ta kishte imagjinuat që do të bëhej një emblemë e epokës. Jashtëzakonisht i përshtatshëm për momentin, Jelcini nuk mund të rrinte pa e kapur atë. Kishte ardhur një pikë ku shoqëria kishte nevojë për një lider më radikal se Gorbaçiovi. Perestroikae bëri Jelcinin këtë lloj lideri dhe më pas ai i bashkangjiti statusin zyrtar e Presidentit të Rusisë. Tamamm tamam, perestroika është një ide që i përket epokës sëGorbaçovitt. Epoka e Jelcinit është Pas-perestroika e Rusisë, periudhë e pavarur jashtë Bashkimit Sovjetik.Gjithsesi, Jelcini e ruajti trashëgiminë kryesore e kundërshtarit kryesor politik të tij. Perestroikanënkuptonte liri dhe emancipim të shoqërisë nga shteti për herë të parë në të gjithë historinë e Rusisë, përpara dhe gjatë Bashkimit Sovjetik. Megjithatë, gjeneratat e mëpasme e politikanëve rusë e kanë braktisur këtë.

Sikur të mos ishte për perestroikën, a mund tëekzistonte akoma sot Bashkimi Sovjetik?

Kohë përpara perestroikës, Bashkimi Sovjetik ishte njëtigër gjigand prej letre. Duke ju frikësuar pasojave tëndrzshimit, liderët sovjetikë qenë të vonuar me reformat.Sa më gjatë që prisnin për të bërë ndryshime ekonomike pas orvatjeve të dështuara midis viteve 1965 dhe 1968, aq më shumë rritej vit pas viti kostoja e transformimeve tëmundshme, e cila do t’i bënte ato të dukeshin edhe mëshokuese. Sa më gjatë zvarritej stanjacioni ekonomik, aq më i madh shpërthimi i pakënaqësisë masive të akumuluar dhe dëshira për reforma. Në librin e tij “Collapse of an Empire: Lessons for Modern Russia”, Yegor Gaidarrenditi në mënyrë shumë të detajuar mekanikat e kolapsit të ekonomisë socialiste, duke pëdorur informacion statistikor të bazuar tek materialet arkivore dhe korrespondencën ndërministrore. Gorbaçiovi pati fatin e keq që erdhi në pushtet kur çmimet e naftës ranë. Gaidar konkludon: “Nga 1985 deri më 1986, çmimet ranë disa fish mbi resurset që ushqenin buxhetin sovjetik, mbështesnin balancën e tregëtisë së jashtme, mundësonin blerjen e dhjetëra milion tonëve grurë çdo vit, i shërbenin borxhit të jashtëm dhe financonin ushtrinë e industrinëmbrojtëse të tij”. Më 1991, kursimet e që qytetarët sovjetikë kishin nëpër banka nuk qenë aspak para e vërtetëpor vetëm shifra në letër – shteti kishte arritur t’i thithe tëgjitha këto resurse. Të gjitha perandoritë bien, nga ajo Osmane tek ajo britanike. Ishte e pamundur të ndalohej shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Kjo është logjika e historisë.

 

Ndoshta Bashkimi Sovjetik duhej të ishte reformuar sipas modelit kinez? Fillimisht ekonomia dhe më pas politika?

Në vitet e para e eppokës Gorbaçiov, Anatoly Chernyaev (zëvendësdrejtori i Departamentit Ndërkombëtar tëKomitetit Qendror dhe më pas këshilltar i Gorbaçovit)shkroi në ditarin e tij: “[...] Ata presin shumë nga Gorbaçovi, ashtu siç kishin pritur nga Andropovi… Po ajo çka nevojitet realisht është asgjë më pak se një“revolucion nga lart”. Përndryshe asgjë nuk do tëfunksionojë. E kupton këtë Gorbaçovi?”. Transformimet e Mikhail Gorbaçovit qenë në fund graduale, jo ndryshe nga reformat në Kinë, por kinezët kishin kohë kurse Gorbaçovi jo. Kina në vitin 1979 ishte si Bashkimi Sovjetik në vitin 1929. Përpara reformave të saj, Kina ishte një vend agrar me resurse punë jashtëzakonisht tëlira dhe transformimi ekonomik i saj u shoqërua nga urbanizimi. Bashkimi Sovjetik ishte tashmë një vend i urbanizuar: qysh nga fundi i viteve ’50, popullsia urbane e kalonte atë rurale. Rezervat e punës së lirë qenë mbaruar. Si mund ta aplikoni qasjen kineze përpara një krize financiare dhe deficiti buxhetor kolosal? Si mund ta aplikoni qasjen kineze në një ekonomi që mbijeton tërësisht me varësinë e saj nga nafta dhe që nuk mund t’i rezistojë një goditjeje të jashtem  të rënies së çmimit tëlënndëve të para?

Reformat ekonomike në Bashkimin Sovjetik pashmangshmërisht u përplasën me politikën. Ekonomia e mungesës (sipas János Kornai) mund të bëhej ekonomia e bollëkut (term i Kornai për mekanizmat e tregut të lirë) vetëm nëpërmjet lançimit të një tregu absolutisht të lirëme çmime të lira. Por kjo qe e papajtueshme me idenë e ruajtjes së dogmës socialiste dhe sundimin monopartiak.Në vitet ’60, Bashkimi Sovjetik e pati një shans që të fuste butësisht elementë të tregut të lirë pa e humbur kontrollin e Partisë Komuniste, ashtu si në Kinë, por mundësia u shpërdorua në djegien rentave të naftës. Kur Gaidar erdhi si shef kabineti pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik, ai nuk e kishte as edhe një sekondë të vete në dispozicion për ta futur vendin në rrugën kineze dhe i mungonte çdo instrument kontrolli si Partia Komuniste. Më pas Gaidarshkroi: “Është e kotë t’i ulërish një turme që po shkon tësulmojë Bastijën: “Prisni! A jeni të sigurtë se Franca ka tëgjitha institucionet [e nevojshme] për një demokraci efektive? Le të ndalemi dhe të analizojmë parakushtet e kësaj”. Revolucionet kanë logjikën dhe forcat shtytëse tëtyre”.

 

A ishte prohibicioni i nevojshëm? Është e vërtetë se qe goditja fatale që shkatërroi Bashkimin Sovjetik?

Në dhjetorin e 1969, Brezhnjevi mbajti një fjalim nëseancën plenare e Komitetit Qendror që nuk u botua nëgazeta appo në koleksionin shumëvëllimësh e “veprave” të tij me titullin “Duke ndjekur kursin e Leninit”. Përveç diskutimit të pproblemeve lidhur me rendimentin në punë, harxhimin e resurseve të punës dhe prapambetjes teknologjike, Brezhnjevi adresoi gjithashtu “alkoolizimin” total të popullsisë sovjetike. Dhe ky qe vetëm fillimi:konsumi i alkoolit në vitet ’70 qe 2 herë më i parë se nëvitet ‘60. Vetëm në vitin 1978, rreth 9 milion pijanecë ju dërguan policisë. Gorbaçiovi besonte se ky nivel i konsumit të alkoolit qe thjesht i papranueshëm. Nga ana tjetër, kur erdhi puna vetë ligji i të qënit esull dhe mënyrën sesi u zbatua (për shembulll, me prerjen e vreshtave),autoritetet shkuan goxha përtej. Politika pjesërisht i preku të ardhurat e buxhetit dhe opinionin publik rreth Gorbaçovit. Por vodka nuk është lëngu i vetëm që i dha fund Bashkimit Sovjetik: edhe nafta luajti një rol gjithashtu.

 

Pse e plotfuqishmja KGB nuk e ndaloi perestroikën?Sipas një teorie, vetë agjencia i orkestroi reformaat me qëllim që të sundonte në vend të Partisë Komuniste.

Ekzistojnë shembuj për KGB-në që qe me të dyja anët – kohë për u përpoq ta modelojë perestroikën sipas qejfit tësaj dhe kohë kur u përpoq ta ndalojë atë. Politikat e frymëzuara  nga ish shefi i KGB-së Yuri Andropovdukeshin kështu: fuqizo disiplinën, ashpërso përndjekjen penale dhe ndërmerr një luftë publike dhe ilustruese kundër korrupsionit – sidomos në tregëti – deri në pikën e ekzekutimeve. Ai besonte fuqimisht se këto masa do ta rindiznin ekonominë dhe forconin disiplinën shoqërore.  Nuk ishte asgjë trannsformuese në këto “reforma”, anipse trashëgimia e Andropovit si reformator i madh ështëmitologjizuar. Në fund të mbretërimit të Gorbaçiovit, KGB-ja nën Vladimir Kryçkovin bëri saktësisht tëkundërtën, duke u orvatur të bëjë “kundër-reforma” dhe një komplot kundër perestroikës në grushtin e shtetit tëgushtit. Kjo përpjekje dështoi krejtësisht, duke demonstruar edhe një herë akoma shkallën e efektivitetit e komunitetit të inteligjencës kur vendos të manipulojëpopullin. 

Në të dyja rastet, KGB-ja qe e paaftë ta manipulojëhistorinë. Agjencia luftonte disidentët, lëvizjet nacionaliste dhe jokonformistët jashtë rretheve disidente. Zakonisht, agjentët qenë të pamëshirshëm dhe tësuksesshëm, por qenë të paaftë të  luftonin kundër diçkaje aq të pakuptueshme për ta si populli sovjetik,përfaqësuesit e të cilit pappritmas po fillonin të ndjeheshin si qytetarë të vërtetë. Sigurisht, vetë KGB-ja qe e bindur se ambasada amerikane dhe/ose një kabalë globale qëndronte e fshehur pas çdo revolucioni dhe ngjarjeje tëmadhe botërore. Komuniteti i inteligjencës i Rusisëdështoi dhe ende dështon që të kupptojë se ekziston diçka e tillë si subjekti i historisë, si populli, masa rebele apo lideri i fuqishëm e qartazi popullor dhe se nuk ka asgjëprapa tyre. As masonët dhe as ndonjë forcë antisovjetike. 

 

Pse ish liderë të partive komuniste të ardhur nëpushtet në Rusi pas perestroikës u pasuan nga ish punonjës të inteligjencës?

Ai që u zhvillua në Rusi në vitet ’90 u quajt me të drejtëkapitalizëm nomenklature e burokratik (dhe më pas oligarkik). Ka mbetur i tillë deri në ditët e sotme me disa ndryshime në përbërjen e individeve (dh profesioneve) qëjanë shkrirë suksesshëm me autoritetet. Por një gjë e tillëqëllimisht nuk u përkthye as në pperestroikë, as nëreformat e ndërmarra më pas nga ekipi i Gaidarit. Krejt e kundërta, i gjithë problemi është se reformat e vërteta liberale nuk zgjatën shumë gjatë – nga nëntori i 1991 deri në dhjetorin e 1992. Nomenklatura arriti që t’u rezistojëme sukses ndryshimeve, sidomos kur erdhi puna tek privatizimi, që më pas u realizua bazuar mbi kompromise.Pavarësisht faktit qëë qeveria u orvat ta fusë privatizimin brenda një kornize ligjore, pushteti dhe influenca politike reale mbeti me drejtorët e ndërmarrjeve (që u quajtën gjithashtu “të kuqtë”) dhe lobistët e industrisë. 

Më pas këto grupe u zëvendësuan nga oligarkë të cilër shteti praktikisht i “emëroi” nëpërmjet sistemit “hua për aksione” për të kundërbalancuar drejtorët e kuq. Vetësistemi mbeti njëlloj: ata me pushtet zotëronin nivelet komanduese të ekonomisë dhe ata me prona që ushtronin influencë vendimtare ndaj autoriteteve. Në fillimin e viteve 2000, ish agjentë të KGB-së raportuan për rolet e tyre të reja si oligarkë shtetërorë.

 

Çfarë mendonin amerikanët për perestroikën? Nëfund të fundit, ata gjithmonë donin ta shkatërronin Bashkimin Sovjetik...

Ashtu si Perëndimi në tërësi, amerikanët qenë fillimisht shumë të matur ndaj “Gorbimanisë”. Ata thjesht nuk besonin se Bashkimi Sovjetik ishte i aftë të ndryshonte apo i gatshëm t’i jepte fund Luftës së Ftohtë dh dyshonin se Gorbaçiovi po i mashtronte duke i tërhequr në një lloj loje. Në vitin 1984, përpaara se të bëhej Sekretar i Përgjithshëm, Gorbaçiovi e kishte impresionuuar Margaret Thatcher me aftësitë e tij negociuese. Ronald Reagan ishte i ndrojtur ndaj liderit të ri sovjetik, deri kur u bind se ai ishte serioz rreth fillimit të bisedimeve tëçarmatimit me Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, Reagan luftoi që të besonte se ai donte ta demokratizonte Bashkimin Sovjetik dhe, për pasojë, të gjithë Bllokun Lindor, që ishte ende nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik brenda kornizës të vjetrës “Doktrinë Brezhnjev”, e cila përcaktonte se kudo që kishte shkelur këmba e një ushtari sojetikk i përkiste Moskës.

Presidenti George H. W. Bush qe një partner i mirë për Gorbaçiovin. Pasuesi i Reagan nuk deshi kurrë ta dobësojë apo kolapsojë për një arsye të thjeshtë: Bashkimi Sovjetik kishte armë bërthamore dhe kaosi në Moskëmund të nënkuptonte luftë në shkallë lokale apo globale.Amerikanët i frikësoheshin shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Për një kohë, ata nuk e kuptuan se kush ishte Jelcinii dhe i besuan vetëm Gorbaçiovit. Rastësisht, këto rezerva e komplikuan shumë “lindjen”  e një Rusie tëpavarur.

 

A do të përfundojë regjimi i Putinit me një perestroikëtjetër?

Të flasësh rreth një “perestroike 2.0” nuk është asgjë e re. Gjatë presidencës së tij, Dmitry Medvedev shpesh krahasohej me Gorbaçiovin. Krahasimi është tejet qesharaak. Gorbaçiovi ishte një figurë politike krejtësisht e pavarur. Nuk kishte asnjë “plak” prapa vetes, si Putini prapa Medvedevit. Me fjalë të tjera, sipass kapitalizmit shtetëror dhe autoritarizmit të sotëm alla Putin, nuk do tëketë asnjë perestroikë 2.0. Trashëgimia e rrëzimit tëGorbaçiovit i frikëson akoma bosat e sotëm të Rusisë dhe kurrë nuk do ta harrojnë këshillën e Princit Tancredi Falconeri nga “Il Gattopardo” i Giuseppe Tomasi di Lampedusa: “Që gjithçka të qëndrojë njëlloj, gjithçka duhet të ndryshojë”. Politika në Rusi ështëpandryshueshmërisht e personifikuar. Stalini pati një dalje natyrale dhee bile triumvirati i përbërë nga Malenkovi, Hrushovi dhe Beria ndërmorën menjëherë një liberalizim megjithëse të dobët. Gorbaçiovi u përzgjodh pas tri Sekretarësh të Përgjithshëm të vdekur brenda 2 vitesh e gjysmë dhe politikat u kthyen me shpejtësi drejt liberalizimit. Jelcini u largua dhe Putini filloi ta dridhëRusinë pothuajse menjëherë dhe bile akoma më shumëpas vitit 2003. 

Përpara se të fillojnë reformat, lideri dhe rrethi i tij i afërt duhet të largohen. Për aq kohë sa Rusia është vendii i logjikës së “zerimit” të mandateve presidenciale të Putinit, modernizimi, demokratizimi dhe liberalizimi do të mbesin të ppamundura. Ashtu si Gorbaçiovi kërkoi resurse të reja në socializëm, edhe Putini do ta përdorë energjinë e mbetur e kapitalizmit shtetëror në ekonomi dhe autoritarizmin më strikt në politike, deri në shfaqjen e njëGorbaçiovi të ri. Por mos prisni që ky person tëshkatërrojë gjithçka; gjithçka do të kolapsohet përpara bile edhe se të vijë ai.

(nga Meduza)

 

Përgatiti: Armin Tirana

12 Komente

  1. B
    Bato

    "Kapitalizmi i nomenklatures", gjeja me e mencur qe mesova nga ky artikull.

    1. k
      katarakti

      Komunizmi e humbi luftën me kapitalizmin se u tregua i ngurtë dhe dogmatik. Kapitalizmi në fund vitet '80 ngjallte zili në të gjitha vendet ish-socialiste. Mirëqënie dhe liri - ky ishte imazhi dhe afërsisht e vërteta në vendet e zhvilluara kapitaliste. Mungesa e demokracisë, e lirisë, e të drejtês së shprehjes sollën kolapsin e komunizmit. Dilte një sekretar partie dhe rrinte në pushtet derisa jepte shpirt. Ndërsa kapitalizmi ishte më i shkathët. Disa parti që luftonin për pushtet të krijonin iluzionin se ishe i lirë të zgjidhje kë të donje. Nuk kishte më:"Marrç nga ditêt tona". As edhe një parti unike që ishte kthyer në pronare e vendit dhe e jetës së njerëzve. Ti nuk e do partinë dhe shokun Enver?! Plumbin kokës! Ishte partia unike që vendoste se çfarë do hanje dhe sa. Si do visheshe, ku do punonje, ku do banoje etj etj. Prandaj njerëzit bëheshin gjithmonë e më tê pakënaqur dhe partia gjithmonê e më shtypëse. Një sistem i tillê e meritonte të përfundonte si përfundoi. Ishte një përçudnim i tmerrshëm i komunizmit të proklamuar nga Marksi, Engelsi, Bukanini, Babëfi etj etj. Shkatërruesi i ëndrrês komuniste nuk ishte Gorbaçovi, por Stalini, Enveri, Mao etj etj. Që nê ato kohë u bënë përpjekje për një komunizëm me fytyrë njeriu nga Dubçeku me shokë. Por çdo përpjekje e tillê u shtyp me forcë nga Kremlini. Vetëm gjatë kohës së Krushovit, Bashkimi Sovjetik iu afrua dhe në disa fusha ia kaloi Perëndimit.Kujtoni Gagarinin, Sputnikun etj etj. Krushovi në atê kohë pat deklaruar: "Do të fitojë sistemi me rendimentin më të lartë" Dhe fitoi kapitalizmi. Po ashtu ai pat deklaruar: "Çdo i ri rus duhet të ketê një daça (vilë), një veturë dhe njê vajzë të bukur". Por dogmatikët e eleminuan Krushovin. Enver Hoxha u terbua aq shumë saqë nuk ndalte së mallkuari revizionizmin e Krushovit. Ai vdiste për diktatorin Stalin, të cilit i ngjante aq shumë. Një Krushov tjetër doli në Kinë, Liu Shao Çi. Por edhe atij dogmatikët dhe injorantët komunistë ia prenë kokën. Derisa ridoli Ten Hsiao Pini që e liberalizoi ekonominë kineze. Brenda 50 vjetëve të fundit niveli i jetesës në Kinë u 50 fishua! Me një fjalë komunizmi i Stalinit, Enverit dhe Maos ishte thjesht një diktaturê personale dhe njëpartiake. Një gazetar i njohur italian, më duket se quhej Françesko Alberoni,, shkruajti më 1990-tën te "Koorriere della sera": "Komunizmi nuk vdiq. Ai tani lindi"! Në kuptimin se deri më tani nuk kemi pasur komunizëm të mirêfilltë dhe se komunizmi në të ardhmen do të ketë mësuar nga gabimet e veta. Ndofta pas 50 apo 100 vjetësh profecia e tij do realizohet!

      1. a
        anti25642654censurë

        karatakt dhe ti di me shkrujt ndonjë gjë për së mari?? apo thjeshtë ora e prishur tregon kohën e saktë 2 X në ditë??

        1. M
          Martin Iden

          Mendoj se "katarakti" ka nje mendim interesant. Sa per ju, zoti anti....te gjitheve, meqenese ironizoni me nje komentin tim, pergjigjen time e keni marre tek artikulli tjeter ("Lufta e trete boterore ka filluar"). Me perpara keni pasur ide te qarta dhe jepnit informacion / kendveshtrime me vlere. Ne 3-4 muajt e fundit jeni egersuar dhe kemi degjeneruar ne nje shares te rendomte. I shnderroni diskutimet ne akuza dhe mallkime. Patjeter keni arsyet tuaja. Thjesht me vjen keq per ju. Edhe nje keshille miqesore: Permiresoni drejtshkrimin, sepse kemi veshtiresi ne te lexuarit e atyre qe shkruani.

          1. g
            ganiu

            Martin Iden, unë ndjek çdo koment të Cenos. Para se ta mësoja se kush ishte ai pseudonim, sepse më pëlqente mënyra e të menduarit të tij. Kur ai më tha se kush ishte?! E ndjek dhe si shok. Ai në replikën me ty, asaj që përmend, ta ka shpjeguar fare mirë arsyen e ofendimeve për provokatorët bastardë. Ti o nuk e ke kuptuar, o nuk do. Lexoje dhe një herë se mo i bije në fije. Nëse dhe ti je një ndjekës i Cenos, lexoi si janë shkruar, me ndonjë gabim. Ai, si unë, ndoshta dhe si ti, nuk është gazetar, a shkrimtar. Është një njeri normal, që shkruan atë që mendon. E ka thënë dhe vetë, "shkrim sikur të jetë duke folur me ty sy më sy ", e muhabeti nuk korrigjohet o Martin Iden. Të shpëton fjala e gabuar dhe mbaroi. Cenua, nuk i shkruan për ti shitur komentet, prandaj o lexo e kupto si janë shkruar, ose, "pirdhi në të", do thoshte ai, e mos i lexo. Të garantoj që nuk do ti mbetej hatri.

            1. M
              Martin Iden

              Zoti Gani, lexoni me poshte ku kam komentuar tek ''anti...''. Sa per ate ''ose nuk e ke kuptuar, ose nuk do'', ka edhe nje alternative te 3-te (si ne shume raste): mendoj ndryshe. Per te tjerat qe eshte njeri normal, e pranoj dhe i kam kerkuar ndjese.

              1. a
                anti25642654censurë

                marte kjo replikë me ganon më duket pak si kot!! është kot sepse ti i drejtohesh atij sikur ai të të kishte replikuar me ty disa minuta pasi ti ke replikuar me mua,pra në Martin Iden 25 Janar 2023, 15:50 !!! por jo gano ka replikuar me ty para se unë të bëj të njëjtën gjë!!bile unë e kam parë replikën e ganos pasi ishte publikuar replika time me ty!!po ta kisha parë më parë,do kisha replikuar ndryshe:psh gano nuk i ka të njëjtat të dhëna si i kam unë!ai i mban mënd,unë i kam të memorizuara!ai gabon kollaj,unë me vështirësi!!

            2. a
              anti25642654censurë

              marte,ironia është me kartaktin,jo se ka "ka nje mendim interesant"por se ka një mendim shumë të drejtë dhe të saktë! tashti të këthehemi tek hatërmbetja tënde"meqenese ironizoni me nje komentin tim"që nuk është e vërtetë të kem ironizuar komentin tënd,nuk e kam problem ta bëj,por nuk e kam bërë me ty,dhe aspak tek artikulli"Lufta e Tretë Botërore ka filluar”!këtu e ke gabim shumë!nëse ti nuk endesh ndërmjet USA dhe Marin Iden!! unë kam replikuar me ty në mënyrë shumë të pastër dhe mendoj shumë të deukuar në shkrimin "Lufta e re e Dimrit: A mund të pësojë Putini fatin e Napoleonit dhe Hitlerit? "! për të të bindur për këtë po të jap një fakt që mud ta rishikosh,rilexosh dhe ndoshta të kuptosh diçka: "anti25642654censurë 10 Janar 2023, 10:29 marte të mbështetesh tek "Secili ka mendimin e tij"në një kohë kur ky mendim ndihmon në vënjen e zjarrit në turrën e druve ku është lidhur "xhordano bruno",nuk ma merr mëndja se është një mendim i drejtë!! njerëz të tillë,provokatorë të ndyrë,nuk mund "ti bindësh",sepse ata nuk shkruajnë për të kërkuar njohuri apo sepse nuk kanë njohuri!ata janë vetëm provokatorë të ndyrë!!këta provokatorë vetëm kështu mund ti bësh ballë!!gjithnjë me "pseudonime" të reja!kafsho e zhduku!kjo është taktika e tyre!po të replikosh me edukatë!?ke humbur vetëm kohë!! Përgjigjjuni " sa për "Edhe nje keshille miqesore: Permiresoni drejtshkrimin, sepse kemi veshtiresi ne te lexuarit e atyre qe shkruani.",nuk je i detyruar të lexosh ato që nuk të pëlqejnë,a që i quan të vështira,ashtu si unë nuk kam ndonjë qëllim të shtoj numrin e "ndjekësve" të mi!unë shpreh mendimin tim,si e mendoj dhe e gjykoj!AGJË MË TEPËR!! ps:për ta arritur menjëherë këtë koment,për verifikim mund të përdorësh linkun direkt"https://www.gazetatema.net/bota/lufta-e-re-e-dimrit-a-mund-te-pesoje-putini-fatin-e-napoleonit-dhe-hitlerit-i371803" për të verifikuar replikën time me USA(shpresoj të mos jesh ti,dhe me të kam përdorur edukatë në replikë)mund të përodrësh"https://www.gazetatema.net/bota/lufta-e-trete-boterore-ka-filluar-i340848"

              1. M
                Martin Iden

                Ne fillim ju kerkoj ndjese per ato qe te kam shkruar me siper (per ironine dhe ofezen), ishte nje moment reagimi, duke lexuar citimin e shprehjes sime tek ''Lufta e trete boterore...'', ku ju nuk ishit pergjigjur. Gjithsesi nuk mund te lexojme te gjitha artikujt apo komentet, kete e pranoj. Nga ana ime pranoj se qe prej fillimit te sulmit (se nuk eshte lufte, eshte sulm) kam lexuar sa me shume qe te jete e mundur ne lidhje me historine, rrethanat, etj.. Kendveshtrimi im mbetet ai qe ju kam shkruar tek ''Lufta e trete boterore'': 1-Duhen degjuar dhe kuptuar te dyja palet, duhet rilexuar te gjitha faktet historike (si ana ruse, edhe ajo ukrainase). 2-Duhen pare veprimet e ruseve kunder ukrainasve dhe ukrainasve kunder ruseve qe prej vitit 2006-2008 (nese do te lexosh me thelle ne ngjarjet historike, do ta kuptosh perse them qe prej ketyre viteve). 3-Nuk pranoj moralizime nga amerikanet luftenxites ne mbare boten (pavaresisht se kane demokraci ne shtetin e tyre) dhe aq me pak nga britaniket hipokrite (qe ne 20 vitet e fundit u bene parajsa parapastruese e ruseve si Abramovic me shoke, indonezianeve, arabeve, etjj) dhe qe keshtu kontribuan ne forcimin e oligarkeve ruse, tani duan te kapin rastin per t'u fuqizuar gjeopolitikisht nga pozita e menderosur e nje ish-perandorie te rene. 4-Nuk pranoj qe perendimi (kryesisht USA dhe Britania) te shohin interesat e tyre gjeopolitike ne te gjithe boten, por nuk duan te konsiderojne interesat gjeopolitike te Rusise mu ne kufijte e vet (flasin faktet me Meksiken, Ameriken Qendrore, Kuben, kurse per Britanine situata akoma aktuale ne Irlande). Keto hipokrizira me bejne per te vjelle. 5-Jam totalisht kunder fyerjeve, edhe ndaj komentuesve qe shfaqin mungese te theksuar te njohurive historike apo qe shprehin mendime allogjike. Fyerjet sjellin vetem armiqesim, nuk japin mesime te duhura, porse vetem kunderefekte. Jua kam thene edhe tek artikulli tjeter (ndoshta edhe pak me teper me ironi se c'e keni merituar), nuk ka nje mendim absolut, secili ka mendimin e vet. Shprehjen e G. B. Shaw mbi turpin e demokracise e dime qe te dy, por sistem me te mire momentalisht nuk ekziston, alternativat e tjera shpien dalengadale ne totalitarizem. 6-Nuk jam konspiracionist, por mendoj se ka ngjarje / interesa / komunikime midis Fuqive te Medha, te cilat as nuk i dime dhe mbase as kemi per t'i ditur ndonjehere. Pikerisht prej kesaj, mundohem te lexoj sa te mundem nga te gjitha burimet e mundshme. Nuk jam per emocionalizimin e situates, te cilen epoka e internetit e ka katandisur ne klikime / ''scoop-e'' te momentit. Mundohem te kuptoj cila eshte e verteta, edhe pse jo perhere ia dal.

                1. a
                  anti25642654censurë

                  marte flm për mënyrën e shkrimit,por,si e thua dhe ti që nuk ka një mendim të vetëm absolut,ka dhe shumë mënyra për të mbrojtur një agresor! kur flet për njohjen e historisë!?më bëhet qefi,por në të njëjtën kohë më vë në dyshim!!të njohësh historinë,si e do ti!?ose,normalisht,gjysmake!?nuk është njohje!!është thjesht manipulim,mashtrim me historinë!! ti kap disa fkte,të cilat i këthen në pyetje!!thua se nuk je konspiracionist,por stili i pyetjeve të tua është i tillë!! ti thua se duhet të dëgjohen të dy palët,por zëri tënd i bashkohet propagandës së njërës palë,i bashkohet agresorit"Nga ana ime pranoj se qe prej fillimit te sulmit (se nuk eshte lufte, eshte sulm)"(nuk di si ta kuptoj ndryshimin mes luftës dhe sulmit,tënd??ndoshta ke dash të thuash nuk është pushtim(si e përkëthejnë idiotët me google)por "sulm"??)! marte kur flet për të njohur historinë tënde,komplet e një anëshme,ndoshta harrohesh në të dhen nuk shikon atë që po ndodh sot!!ndoshta pas nja 10 vitesh kur realiteti i sotëm do të këthehet në histori,ti do të fillosh ta kuptosh!sot ti,o nuk kupton,o me shumë djallëzi(mendon ti se është e hollë)po rreshtohesh në krahun e një krimineli ordiner,që ka sulmuar një shtet të njohur si të pavarur nga ai vetë,dhe që kërcënon tërë jetën,dhe shoqërinë civile në këtë planet!! marte,pa dashur të të quaj një nga tërë këta pesudonime provokatore,po të quaj thjeshtë një budalla të dobishëm për propagandën e adolf putinit!! ti si njohës historie,unë jam analfabet në të,provoji një herë ti krahasosh të dy këta mostra!!ndoshta gjen ndonjë pikë të përbashkët,o që i dallon nga njëri tjetri!! ps:mos harro se në kohën e hitlerit,para fillimit të L2B,1shtator 1939,kishte shumë që thoshin "Nga ana ime pranoj se qe prej fillimit te sulmit (se nuk eshte lufte, eshte sulm)"(pak a shumë),bile dhe pas fillimit të luftës,e mbështetën deri në fund!!të parët u quajtën budallenj të dobishëm për hitlerin!të dytët u quajtën kuislingë!! (budalla i dobishëm,nuk është ofendim!është shprehje normale për të përcaktuar nivelin e një personi të gënjyer,që vepron në mirbesim)!

                  1. M
                    Martin Iden

                    Anti....: ehu, e leme fare. Sic te thashe me lart, nuk kam kohe te tepert. Putin = Hitler, por ajo me oren ishte per te treguar qe nuk ka vetem bardhe e zi, si tek filmi "Titanic", i varfri shume zemergjere dhe fisnik dhe i pasuri shume i keq dhe kriminel. Nuk lexova ndonje koment mbi mendimet e mia, por vetem supozime dhe ironira te metejeshme. Po ju le te vazhdoni epopene e sharjeve me tutje me te tjere. Siç ta thashe, demokracia eshte rrahje mendimesh. Jo kjo qe pretendoni ju. Pike. Te fala te dyve.

          2. a
            anti25642654censurë

            katarakti,duhet të vësh një kusht të vogël pasi,ndoshta dhe para,se të shkruash këtë fjali:"Ndofta pas 50 apo 100 vjetësh profecia e tij do realizohet! " kushti i vogël është "nëse ngjarjet rrjedhin lineare si sot"!!sepse normalisht nga historia nxjerrim mësimin se jeta nuk shkon në mënyrë lineare,por sinusoidale!!e në një moment "sinusoide" (kulminacioni negativ a pozitiv)jemi në këto momente!!

          Lini një Përgjigje