Kreu i Wagner synon karrigen e Putin

13 Mars 2023, 10:12Bota TEMA

Kreu i Wagner synon karrigen e Putin

Njeriu që drejton mercenarët e rusë në Ukrainë shihet nga analistët si një prej personazheve që mund të synojë të marrë postin e Vladimir Putin.

Yevgeni Prigozhin është një nga emrat më të lakuar muajt e fundit për luftën në Ukrainë. Biznesmeni që është dënuar më parë për vjedhje është në krye të grupit të merenarëve rusë që luftojnë në Ukrainë.

Llogaritet se si kontraktor i ushtrisë ruse ai ka grumbulluar rreth vetes të paktën 50 mijë forcë. Merecenarët e tij kryejnë operacionet e pista, vrasje, rrëmbime dhe masakra, në zonat ku Kremlini nuk do të përfshihet zyrtarisht.

Gjurmët e tij janë hasur në Siri dhe vendet e Afrikës, ku Rusia ka interesa të forta ekonomike.

Por në luftën në Ukrainë kreu i Vagner ka vendosur të mos rrijë gjatë në hije. Në mediat ruse ai shfaqet çdo javë duke bërë propagandë për luftën në Ukrainë.

Ai është parë shpesh duke kryer rekrutime në burgjet ruse për ushtarë që duan të shkojnë në luftë.

Shumica e njerëzve të Gurpit Vagner janë ish të dënuar për krime të rënda, që në këmbim të luftës kundër ukrainasve u jepet liria.

Ai njihet dhe me emrin Kuzhineri i Putin, për shkak se zyrtarisht kontratat qindra miliona dollarë për ushqimet e ushtrisë ruse kalojnë nga kompanitë e tij private.

Së fundit, analistë rusë që jetojnë në perëndim kanë hedhur idenë se Pigozhin mund të jenë pasuesi i Vladimir Putin.

Fuqia ekonomike që ai ka grumbulluar, si dhe popullariteti në rritje gjatë luftës në Ukrainë, e kanë bërë atë një figurë dominuese në rrethet politike të Kremlinit.

I njohur për taktikat brutale të luftës, grupi Vagner shihet si një rrezik edhe për vet pushtetin e Vladmir Putin.

2 Komente

  1. P
    Pukjani

    Ta shikosh, ne nje ane ke ushtare profesioniste te sprovuar te perballur me tmerret e fushbetejes(ShBA) e ne anen tjeter ka kuzhinjere spiune opinionista...ne krahasim me burrat e ushtrise amerikane kto femrat skane asnje shanse

    1. a
      anti25642654censurë

      si "femra" këta kanë më shumë shanse!!vetëm brekët do zbathin!!

    Lini një Përgjigje