
Nëse qytetarët e Bashkimit Evropian ulin ngrohjen në dimër me 1 gradë Celsius, mund të ndihmojë Unionin të kursejë rreth 7% në përdorimin e energjisë për një vit.
Kështu u shpreh Ursula von der Leyen në një postim të sajin në Twitter, ku edhe shpërndau një pjesë të masave të propozuara nga Komisioni për vendet anëtare të BE-së për mënyrën sesi ta përballojnë dimrin e vështirë që na pret, duke pasur parasysh këtu pengesat që sjell lufta në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë.
Across the EU smart ways to save energy are being introduced.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) August 17, 2022
Slightly higher temperatures for air conditioning, for example, bring impressive results.
Good that Member States like ???????????????????????? are including such measures in their plans.
Together, we save energy for a safe winter. pic.twitter.com/ZxEKP6z6Cd
Von der Leyen madje iu referua masave të kursimit që Komisioni Evropian po ndjek në ndërtesat e veta: “Për shembull, ne mbyllim ngrohjen dhe ftohjen në shumicën e ndërtesave 1 orë më herët se më parë, duke kursyer 3% të përdorimit vjetor të energjisë. Po mbyllim edhe disa ndërtesa për verën dhe po lehtësojmë punën në distancë”.
Kujtojmë se në fund të korrikut, Komisioni Evropian propozoi objektivin për uljen e kërkesës për gaz nga vendet e BE-së me 15% deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm.
Disa shtete e kanë çmimin e energjis sa të qeras së banesës, ndaj shumë komerce paguajn më pakë nga ç'konsumojn., për të menjanuar falimentimin prématuré.