Kryediplomati tajvanez zbulon synimin e vërtetë të Kinës në rajon

9 Gusht 2022, 09:40Bota TEMA

Kryediplomati tajvanez zbulon synimin e vërtetë të Kinës

Ministri tajvanez i Punëve të Jashtme, Joseph Wu, deklaroi se synimi i vërtetë i Kinës pas këtyre stërvitjeve ushtarake është të ndryshojë status quo-n në ngushticën e Tajvan-it dhe në të gjithë rajonin.

“Kina tani është e vendosur të lidhë Detet e Kinës Lindore dhe Jugore përmes ngushticës së Tajvanit, në mënyrë që e gjithë kjo zonë të bëhen ujërat e saj të brendshme”, theksoi Wu.

Lajmi u bë i ditur nga reporterja ushtarake dhe e punës së jashtme në “TVBS News”, Tingting Liu.


Zyrtari shtoi se veprimet e Kinës po i bëjnë miqtë e Tajvanit “shumë nervoz” dhe të gjithë janë “në të njëjtën varkë”.

Sipas tij, mënyra e vetme për t’u përballur me këtë situatë është “bashkimi i më shumë vendeve që duan lirinë e lundrimit për të siguruar që rajoni të mbetet i lirë dhe i hapur”.

Ministri tajvanez dënoi fillimisht fuqishëm sjelljen jashtëzakonisht të papërgjegjshme të Kinës.

Kjo, duke përmendur se stërvitjet ushtarake ndikuan seriozisht në transportin dhe tregtinë ndërkombëtare dhe minuan paqen dhe sigurinë rajonale.

Wu paralajmëron se si “Kina e ka përdorur vizitën e kryekongresmenes Pelosi në Tajvan si një pretekst” për të kryer stërvitje ushtarake.

Por në fakt, shtoi ai, Kina po ndjek “qëllime të vërteta” të tjera, duke përfshirë rutinimin e këtyre stërvitjeve në një përpjekje për të shkatërruar status quo-n afatgjatë në të gjithë ngushticën e Tajvanit.

Wu gjithashtu theksoi se “ambiciet dhe ndikimi i Kinës po shtrihen shumë përtej Tajvanit, prandaj është kritike që të gjitha kombet liridashëse të punojnë së bashku për të eksploruar mjetet për t’iu përgjigjur zgjerimit të autoritarizmit”.

Në përmbyllje, kryediplomati theksoi se tajvanezët kanë të drejtë të shprehin vullnetin e tyre kolektiv përmes sistemit demokratik dhe “Kina nuk ka të drejtë të ndërhyjë ose ta ndryshojë këtë”.

Lini një Përgjigje