Kryeministri italian thirrje për armëpushim në Ukrainë: Të fillojnë sa më shpejt negociatat serioze

19 Maj 2022, 10:45Bota TEMA

Kryeministri italian thirrje për armëpushim në Ukrainë:

Kryeministri italian, Mario Draghi ka bërë thirrje për një armëpushim urgjent në Ukrainë, në mënyrë që negociatat serioze të mund të fillojnë për t’i dhënë fund luftës, disa javëshe.Ai i tha Senatit se një armëpushim “duhet të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur”.

Komentet e Draghit erdhën, pasi ai hapi një debat mbi rolin e Italisë në mbështetjen e Ukrainës, e cila po krijon tensione në rritje në shumicën qeverisëse të kryeministrit.

Kryeministri italian u shpreh gjithashtu se është e rëndësishme të ruhet presioni mbi Rusinë, përmes sanksioneve ekonomike “sepse ne duhet ta sjellim Moskën në tryezën e negociatave”.

Lini një Përgjigje