
Finlanda nuk dëshiron që NATO të vendosë armë bërthamore ose të krijojë baza ushtarake në territorin e saj edhe nëse bëhet anëtare, tha kryeministrja finlandeze Sanna Marin për një gazetë italiane në një intervistë të botuar të enjten.
Marin u shpreh gjithashtu se çështja e vendosjes së armëve bërthamore ose hapjes së bazave në Finlandë nga NATO nuk ishte pjesë e negociatave të anëtarësimit të Helsinkit me aleancën ushtarake perëndimore.
“As nuk mendoj se ka ndonjë interes për vendosjen e armëve bërthamore apo hapjen e bazave të NATO-s në Finlandë”, tha ajo.
Kryeministrija gjatë një vizite në Romë për t’u takuar me homologun e saj italian, Mario Draghi, tha se besonte se çështja mund të zgjidhej përmes dialogut.
“Unë mendoj se në këtë fazë është e rëndësishme të qëndrojmë të qetë, të kemi diskutime me Turqinë dhe të gjitha vendet e tjera anëtare, duke iu përgjigjur pyetjeve që mund të ekzistojnë dhe duke korrigjuar çdo keqkuptim”, tha Marin për të përditshmen italiane Corriere della Sera.
Kryeministrja Magdalena Andersson e Suedisë fqinje, e cila si Finlanda po aplikon për anëtarësim në NATO, nënvizoi se vendi i saj nuk dëshiron baza të përhershme të NATO-s apo armë bërthamore në territorin e saj.
Finlanda dhe Suedia aplikuan zyrtarisht për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s të mërkurën, por përballen me kundërshtime nga Turqia ndaj një procesi pranimi që fillimisht pritej të ishte relativisht i shpejtë.
Turqia, një anëtare e NATO-s që nga viti 1952, ka shprehur kundërshtimin e papritur ndaj anëtarësimit finlandez dhe suedez, duke akuzuar fqinjët nordikë se strehojnë individë të lidhur me grupet që ajo i konsideron terroriste.
Ankaraja përmendi gjithashtu embargon e eksportit të armëve të vendeve ndaj Turqisë pas inkursionit të saj në Siri në vitin 2019.
Pjeshke, mos aplikoje fare. Edhe doni me u mbrojt edhe vini kushte. Po u futet, luhet sipas rregullave te Aleances jo te birrarise Finlandeze.
Shume pi..ke e zgjuar na doli dhe kjo Finlandezja.Domethene ne ju duam juve vetem qe te vriteni per ne ,ndersa ne sna plas trapi per impenjimet qe duhet te kemi
Edhe me ha edhe me gris, i thone kesaj. Kete e zgjidh vetem me saliun e injoranteve shqiptar.