Lavrov: Rusia dhe SHBA po diskutojnë projekte të përbashkëta 

12 Prill 2025, 22:00Bota TEMA
Lavrov: Rusia dhe SHBA po diskutojnë projekte të

Uashingtoni dhe Moska po diskutojnë propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për projekte të përbashkëta dhe pala ruse nuk e ka refuzuar, tha sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në Forumin Diplomatik në Antalia.

“Ne duam të shohim se çfarë lloj projekti të përbashkët mund të shqyrtojmë dhe diskutojmë së bashku. Ishte një propozim amerikan. Ne kurrë nuk i kemi refuzuar propozimet për bashkëpunim në ekonomi, në zgjidhjen e konflikteve – kurrë”, tha Lavrov, sipas portalit rus RBK.

Ai tha se Rusia dhe SHBA po diskutojnë edhe marrëdhëniet dypalëshe, duke filluar me normalizimin e ambasadave.

“Administrata e mëparshme demokratike e SHBA-së, kur Barack Obama ishte president (2009-2017), filloi të dëbonte diplomatët rusë nga vendi dhe sekuestroi pesë prona diplomatike ruse”, tha Lavrov.

Ai gjithashtu vuri në dukje se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës nuk janë diskutuar gjatë kontakteve dypalëshe.

Raundi i fundit i negociatave mes Rusisë dhe SHBA-së u mbajt më 10 prill në Stamboll, ku të dyja palët diskutuan ndër të tjera për rinovimin e bashkëpunimit në një sërë fushash dhe normalizimin e marrëdhënieve diplomatike.

4 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere, prozator.

    kjo fale gjenialitetit te Trumpit, ne vend te konfrontimit me mire eshte bashkepunimi per te miren e njerezimit, e di qe shume veta me kane atakuar por shpresoj qe une detyren e iluministit e kreva dhe besoj qe kam ndikuar sado pak qe njerezit atje ne Shqiperi te kuptojne sado pak realpolitiken si dhe te behen idhetare te gjeniut te njerezimit

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edlira

      hahahahah... "detyren e iluministit e kreva".... loool.... me lot!

      Përgjigjjuni
    2. P
      Po tallet Lavrovi

      Akoma Lavrov nuk e paska msue se projektet i bojn privatet ne Usa! Apo e ka me shaka, si i squt qe asht.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Ky eshte kryqezim mes kalit dhe nëpërkës spiune.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje