Liz Truss zgjidhet kryeministre e Britanisë së Madhe

5 Shtator 2022, 13:42Bota TEMA

Liz Truss zgjidhet kryeministre e Britanisë së Madhe

Liz Truss është zgjedhur si pasuese e Boris Johnons në postin e kryeministrit të ri të Britanisë së Madhe.

Ajo trashëgon një ekonomi që potencialisht po shkon drejt një recesioni të gjatë dhe do të duhet që menjëherë të ndërmarrë masa për të zbutur krizën e kostos së jetesës.

Për shkak të rritjes së çmimit global të gazit, që është shkaktuar pas pushtimit rus të Ukrainës, faturat e energjisë u rritën trefish më shumë sesa vitin e kaluar.

Inflacioni ka arritur në mbi 10 për qind, për herë të parë që nga vitet ‘80.

Truss kishte deklaruar se nëse do të zgjidhej në krye të qeverisë do të ndihmonte qytetarët të përballeshin me rritjen e çmimeve të faturat e energjisë.

Ish-ministrja e jashtme po ashtu u zotua se do të ulë taksat në mënyrë që qytetarët të kenë me pak detyrime ndaj shtetit për të paguar.

1 Komente

  1. B
    Bocca Lupo

    Suksese Lilo .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje