
Tetë alpinistë kanë vdekur pasi u përpoqën që të ngjiten në vullkanin Klyuchevskaya Sopka në lindjen e largët të Rusisë.
Kjo sipas zyrtarëve lokalë, të cilët njoftuan për lajmin.
Gjashtë persona ishin raportuar fillimisht të vrarë dhe gjashtë të tjerë besohej se ishin të bllokuar.
Por agjencia e lajmeve Interfax tha se “dy të tjerë vdiqën”, duke cituar Roman Vasilevsky, zëvendësin e rajonit të Kamçatkës.
Ekipet e shpëtimit u përpoqën t’i arrinin të dielën, por u detyruan të ktheheshin pasi erërat e forta penguan uljen e helikopterit të tyre.
“Ata ishin planifikuar të vendoseshin në një lartësi prej 3 mijë e 300 metrash, por për shkak të erërave të forta të stuhisë, ata nuk ia dolën ta bënin këtë, megjithëse u bënë dy përpjekje me një distancë prej disa orësh”, thanë shpëtimtarët.
Temperaturat në mal mund të arrijnë deri në minus 14 C gjatë natës.
Tatyana Yukhmanova, një përfaqësuese nga autoriteti lokal i mbrojtjes civile, tha se ekipi i shpëtimin do të përpiqej të arrinte përsëri grupin të hënën nëse kushtet e motit lejojnë.
Klyuchevskaya Sopka është pjesë e një siti të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, i listuar për bukurinë e tij të jashtëzakonshme natyrore.
Ekipet e shpëtimit paralajmërojnë se mali, i përbërë nga tufa shkëmbinjsh vullkanikë të përzier me borë dhe akull, konsiderohet veçanërisht i rrezikshëm për alpinistët për shkak të lartësisë së tij dhe rrezikut të shpërthimit vullkanik.
Lini një Përgjigje