
Për 6 muaj, ukrainasit kanë jetuar nën rrethim, ndërsa Rusia vijon kryqëzatën agresive për të marrë kontrollin e vendit.
Rreth 6.5 milionë njerëz janë larguar nga vendi sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me 6.6 milionë të tjerë që janë shpërngulur brenda kufijve.
Të dyja palët kanë pësuar humbje të rëndë në radhët e ushtrisë. Viktimat civile në Ukrainë rriten dita-ditës. Por gjysmë viti pas nisjes së luftës mbetet e paqartë se çfarë mund të fitojë presidenti Vladimir Putin.
Pavarësisht disa humbjeve territoriale në lindje, kryeqyteti ukrainas Kiev është larg rënies. Ushtria e papërgatitur ruse është tejlodhur përballë rezistencës së forcave ukrainase të mbështetura nga Perëndimi.
Tani, zyrtarët ukrainas të mbrojtjes po planifikojnë një kundërofensive masive për të rimarrë kontrollin e Kherson dhe pjesëve të tjera në vend, ndërsa Rusia nuk jep sinjale tërheqjeje.
I vetmi perfitim i Putinit eshte qe me zgjatjen e luftes, te zgjase edhe pak jeten e tij. Nese lufta do te perfundoj me nje Ukraine si shtet i pavarur, kjo do te ishte nje vetvrasje per Putin.
ukraina është shtet i pavarur,firmosur nga federata ruse në 1994 në budapest,shpallur në 1991!!