
Rusia vijon me sulmet e saj ndaj Ukrainës, ku së fundmi ka humbur jetën një 2 vjeçare dhe janë plagosur 22 të tjerë në një zonë të banuar me civilë në Dnipro.
Mediat e huaja shkruajnë se trupi i pajetë i vogëlushes u nxorr nga autoritetet gjatë natës.
Guvernatori i rajonit ndër të tjera ka thënë se pesë nga të plagosurit ishin fëmijë, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë në spital.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka fajësuar Rusinë për sulmin, por Kremlini nuk ka komentuar ende. Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar edhe në Kiev, ku u aktivizua sërish sistemi i mbrojtjes ajrore.
Zelensky e përshkroi shpërthimin në Dnipro si një sulm të qëllimshëm rus, megjithëse Rusia më parë ka mohuar të ketë shënjestruar civilët gjatë pushtimit të vendit fqinj.
Lini një Përgjigje